Pandemia/Fauci:Mund të bëhet edhe më keq, s’ka garanci për vaksinën, nuk mund t’i varim shpresat aty

E mërkurë, 01 July 2020 08:14

 

Eksperti më i lartë i qeverisë së SHBA për sëmundjet infektive tha se Amerika nuk mund t’i varë shpresat te krijimi i vaksinës, sado e sigurt dhe efektive të jetë ajo

Dr. Anthony Fauci paralajmëroi se rritja e përditshme e rasteve me koronavirus mundet që mëse të dyfishohet, nëse amerikanët nuk ndërmarrin hapa për ta vënë virusin nën kontroll.
Kalifornia, Teksasi dhe shumë shtete të tjera kanë raportuar një rritje të rasteve të reja, duke çuar në një rivlerësim të përpjekjeve të SHBA për të frenuar pandeminë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi vaksina të efektshme, të disponueshme për të gjithë,” tha Dr Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve infektive, para një komisioni të Senatit të SHBA.

VDjetëra vaksina janë duke u zhvilluar dhe testuar me një shpejtësi të madhe, si kurrë më parë. Por Dr. Fauci paralajmëroi se “nuk ka garanci se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive,” dhe u bëri thirrje amerikanëve të bashkojnë forcat për të frenuar virusin.

Dr. Fauci paralajmëroi se shtimi i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në rreth 40,000 në ditë, mund të arrijnë 100,000 në ditë, nëse njerëzit nuk u përmbahen udhëzimeve për distancimin social dhe nuk përdorin maska.

“Jam shumë i shqetësuar sepse mund të bëhet shumë më keq,” tha ai.

Komentet e tij vijnë paralelisht me paralajmërimet e zyrtarëve të tjerë shëndetësorë se disa amerikanë, veçanërisht të rinjtë, kanë hequr dorë nga masat e sigurisë

Shumë shtete ku infeksionet po shtohen, janë ato të cilat e filluan rihapjen e bizneseve pa përmbushur kriteret shëndetësore të qeverisë.

Ekzistojnë shqetësime se rritja e numrit të infektimeve mund të shtohet sidomos gjatë kësaj jave deri në 4 korrik me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë, kur amerikanët tradicionalisht dynden nëpër plazhe apo piknikë si dhe mblidhen për të parë fishekzjarret.

 

Më shumë se 126,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 dhe miliona kanë humbur punën. Ekonomia u tkurr mjaft në tremujorin e parë dhe pritet të shënojnë rënie edhe më të thellë për tremujorin prill-qershor.

 

Rastet me COVID-19 janë mëse dyfishuar gjatë qershorit në të paktën 10 shtete të SHBA, përfshirë Teksasin dhe Floridën. Los Angelesi, qyteti i dytë më i madh amerikan, është bërë një epiqendër e re e pandemisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...