“Hiqni dorë nga çdo udhëtim i panevojshëm”, Merkel apel popullit në Gjermani: Jemi në fazë kritike, shmangi përhapjen e Covid-19

Saturday, 17 October 2020 14:25

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum marrëdhëniet e tyre sociale, duke i nxitur madje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që epidemia ka njohur një përshpejtim të konsiderueshme në Gjermani.

“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi kancelarja në fjalimin e përjavshëm.

 

“Se si do të jetë dimri, se si do të jenë Krishtlindjet, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme”, theksoi ajo.

Gjermania ka regjistruar 7 830 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord për vendin që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

 

Për të luftuar rikthimin e epidemisë, Merkel, shkencëtare me profesion, kujtoi rëndësinë e respektimit të mbajtjes së barrierave mbrojtëse dhe maskave dhe ventilimin e rregullt të hapësirave të mbyllura duke shpjeguar se tashmë duhet të shkohej më tej.

“Nëse secili prej nesh redukton tashmë në mënyrë domethënëse numrin e takimeve jashtë familjes së tij për disa kohë, ne mund të jemi të suksesshëm në ndalimin dhe përmbysjen e trendit të rritjes së infeksioneve”, paralajmëroi ajo.

Kjo thirrje erdhi disa ditë pas një takimi tjetër krize mes Merkel dhe drejtuesve rajonalë gjermanë që vendosën të mërkurën një plan kombëtar duke listuar kufizime të reja, mes atë cilave mbyllja gjatë natës e bareve, restoranteve duke u nisur nga pragu i kontaminimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...