Lufta e përgjakshme Armeni-Azerbajxhan, Sekretari Pompeo tjetër përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit

Premte, 23 October 2020 21:21

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua në Uashington të premten me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në një përpjekje për të ndihmuar që t’u jepet fund luftimeve të ashpra gati një mujore në enklavën separatiste malore të Nagorno-Karabakut.

 

Zoti Pompeo ftoi Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov dhe Ministrin e Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan për takime të veçanta në Departamentin e Shtetit dhe tha në fillim të kësaj jave se ai mezi pret të dëgjojë mbi situatën në terren.

 

Takimi në Uashington u organizua pas dy përpjekjeve të dështuara ruse për të ndërmjetësuar një armëpushim për luftimet më të rënda në rajon në më shumë se një çerek shekulli.

 

Sekretari Pompeo u është bashkuar udhëheqësve të tjerë globalë në thirrjet për t’i dhënë fund luftimeve mbi territorin e debatueshëm. Por kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha të mërkurën se ai nuk sheh asnjë mundësi të një zgjidhjeje diplomatike në këtë fazë të konfliktit.

 

Nga ana e tij, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka thënë se forcat armene duhet të tërhiqen nga Nagorno-Karabak për t’i dhënë fund luftimeve, të cilat Presidenti rus Vladimir tha se mund të kenë lënë të vrarë rreth 5,000 njerëz.

Gjithashtu të mërkurën, Turqia tha se nuk do të hezitonte të dërgonte trupa dhe të siguronte mbështetje ushtarake për të ndihmuar Azerbajxhanin nëse bëhet një kërkesë për këtë lloj mbësthetje. Sekretari Pompeo u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të mos “ushqejnë” konfliktin.

Pak para fillimit të takimeve në Uashington, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se shpresonte të bashkëpunonte me Rusinë për të zgjidhur konfliktin./voa

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...