Bjellorusi, Opozita vijon manifestimin kundër presidentit Lukashenko

Hënë, 16 November 2020 08:17

 

Mbështetësit e opozitës bjelloruse kanë dalë sot në rrugë për një manifestim tjetër kundër presidentit, Aleksandre Lukashenko, në sfondin e nervozizmit pas vdekjes së një opozitari që ishte arrestuar nga policia.

Forcat e sigurisë kanë filluar shpërndarjen e manifestimit në Minsk, pothuajse menjëherë pas fillimit në orën lokale 12:00 (09:00 GMT) duke përdorur granada shurdhuese dhe gaz lotsjellës, sipas medias lokale.

 

Sipas organizatës bjeloruse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Viasna, të paktën 11 persona janë arrestuar nga policia, mes të cilëve bëjnë pjesë dhe gazetarë.

Para manifestimit, rreth pesëmbëdhjetë stacione metro ishin mbyllur dhe rrjeti celular ishte ndërprerë, sipas një gazetari.

 

Kjo demonstratë vijon atë të së premtes, kur mijëra njerëz protestuan në shenjë nderimi për një kundërshtar i cili humbi jetën pas arrestimit të tij në këtë vend i tronditur nga një valë e paparë proteste që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit.//ATSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...