Franca, shteti i parë evropian që ka dy milionë raste me koronavirus

E mërkurë, 18 November 2020 08:19

 

Franca është bërë vendi i parë në Evropë që ka dy milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe agjencisë kombëtare shëndetësore franceze.

Në një deklaratë të martën në mbrëmje, drejtori i agjencisë shëndetësore të Francës, Jerome Salomon konfirmoi se numri kumulativ i rasteve të coronavirusit tani qëndron në të paktën 2,036,755, raporton CNN.

 

“Qoftë në qytete apo në zona rurale, të gjitha rajonet, të gjitha departamentet metropolitane, janë prekur”, tha Salomon.

“Kjo valë e dytë, me të cilën po përballemi të gjithë, është masive, vdekjeprurëse dhe po lodh të gjithë kujdestarët tanë dhe sistemin tonë shëndetësor në tërësi”, 

Sipas të dhënave më të fundit nga agjencia kombëtare e shëndetit, një total prej 33,139 pacientësh me coronavirus janë aktualisht në spital – më pak nga 327 që nga e hëna – me 4,838 nga ata në kujdes intensiv.

Ndryshe, 1,219 pacientë kanë vdekur që nga e hëna, shtoi agjencia shëndetësore kombëtare, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 46,273.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...