Gjermani, Lauterbach: Bëni dozat shtesë të vaksinës, infektimet po shtohen

Saturday, 16 July 2022 11:23

 

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach deklaroi se çdokush duhet të marrë në konsideratë bërjen e një doze shtesë vaksine, përderisa numrat e infektimeve dhe njerëzve në pavionet intensive po shtohen.

Nga Deutsche Welle

 

Sipas një ankete të kryer nga televizioni publik gjerman ZDF, përqindja e njerëzve që janë të shqetësuar nga rreziku i COVID-19, është rritur me 40%. Shifra në rritje – me 30% në muajin maj dhe 34% në muajin qershor – vjen si rezultat i rritjes së shpejtë të rasteve. Numri i infeksioneve të regjistruara për 1 mijë banorë gjatë shtatë ditëve të fundit ka arritur në thuajse 720.

 

Ekspertët besojnë se numri është ende më i madh, duke qenë se shumica e të infektuarve nuk u nënshtrohen më testeve PCR.

 

Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen gjermane ‘Der Spiegel', ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, tha se me rritjen e rasteve dhe numrit të pacientëve të shtruar në pavionet intensive, të gjithë duhet të këshillohen me mjekët e tyre për marrjen e një doze shtesë vaksine.

Mbrojtja nga doza shtesë

Më herët, Bashkimi Evropian rekomandoi bërjen e dozës shtesë të vaksinës për pacientët mbi 60 vjeç. Ndërsa për pacientët mbi 70 vjeç, Gjermania e ka aplikuar ndërkohë këtë dozë. Sipas ministrit Lauterbach, ‘edhe të rinjtë duhet ta marrin dozën shtesë pas konsultës me mjekun e familjes'.

Në intervistën e dhënë ai theksoi se doza shtesë e vaksinës jep ‘një mbrojtje ndryshe', për aq kohë sa ul ndjeshëm rrezikun e infektimit për disa muaj me radhë dhe shmang pasojat e kovidit afatgjatë.

Për pacientët mbi 60 vjeç, Lauterbach vuri në dukje, se vaksinat e deritanishme ofrojnë mbrojtje të sigurt dhe të mos presin për vaksinat e krijuara posaçërisht për variantin omicron.

Në pritje të vjeshtës dhe dimrit

Drejtuesja e parlamentit gjerman Bärbel Bas tha, se megjithë numrat në rritje të infektimeve, ajo pret një vjeshtë relativisht të qetë. Gjithsesi ajo shtoi se ‘gjithçka varet nëse do të ketë variante të reja në vjeshtë, të cilët mund të shkaktojnë probleme më të mëdha se omikron'.

‘Nësë s´do të ketë, atëherë thjesht qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë. Njësoj siç trajtojmë sëmundjet e tjera' – tha ajo në intervistën e dhënë ‘Speigel'.

Bas foli gjithashtu për mundësinë e rikthimit të mbajtjes së maskës me detyrim gjatë dimrit dhe se atëherë do të ishte e logjikshme edhe një vaksinë e katërt. Disa kompani farmaceutike po punojnë me vaksinat që mbrojnë nga varianti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...