Bashkimi Evropian lidh marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importin e gazit

Tuesday, 19 July 2022 08:28

 

Komisioni Evropian ka nënshkruar të hënën më 18 korrik një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror në të paktën 20 miliardë metra kub në vit, deri në vitin 2027-të.

Në një vizitë në Baku, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkroi me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev një memorandum mbi "një partneritet strategjik në fushën e energjisë".

"Sot, me këtë memorandum, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t'u larguar nga karburantet fosile ruse," tha von der Leyen, njofton REL.

 

Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë metra kub në 2021-in në 12 miliardë metra kub në 2022in, bëri të ditur Komisioni Evropian.

 

Von der Leyen tha se furnizimet me gazin rus në Evropë nuk ishin "të besueshme" edhe para fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe se BE-ja po kthehej drejt "furnizuesve më të besueshëm".

Presidenti i Azerbaixhanit Aliyev e vlerësoi marrëveshjen, duke thënë se bashkëpunimi energjetik BE-Azerbajxhan ka "ndryshuar tashmë hartën energjetike të Evropës".

Në muajin maj, udhëheqësit e BE-së ranë dakord të ndalonin shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, si pjesë e sanksioneve të paprecedentë që ata vendosën ndaj Moskës për aksionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Rusia tashmë ka filluar të reduktojë furnizimet e saj të gazit për të parandaluar vendet e BE-së të rimbushin rezervat, duke nxitur Komisionin Evropian të përgatisë "një plan për reduktimin e kërkesës për gaz" për të përballuar dimrin e ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të shfrytëzojë gjithashtu potencialin e tij të madh në energjinë e rinovueshme -- si ajo e erës në det të hapur dhe e hidrogjenit të gjelbër -- për t'u larguar nga roli i tij si furnizues i karburanteve fosile

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...