Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës

Hënë, 25 September 2023 14:25
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ngjarjen e ndodhur të dielën në veri të vendit.
 

Pas takimit të zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti, Sarrazini ka thënë se të dielën është parë një situatë e tmerrshme.

“Dje pamë një situatë të tmerrshme. E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, ka thënë ai.
 
Sarrazini do të marrë pjesë edhe në mbledhjen komemorative që do të mbahet nga ora 12:30, në nderim të policit të rënë në detyrë, rreshter Afrim Bunjakut.
 
Pas kësaj mbledhje, Sarrazini pritet që të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...