Aeroporti më i madh i Milanos do të marrë emrin e Silvio Berlusconi-t

Hënë, 08 July 2024 20:23
 

Malpensa, aeroporti më i madh i Milanos dhe i dyti më i ngarkuar në Itali, do të marrë emrin e ish-kryeministrit të ndjerë, Silvio Berlusconi, raportojnë mediat e huaja.

Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, njoftoi ndryshimin në mediat sociale, duke shkruar: “Lajm i mirë: Aeroporti Malpensa i Milanos do të marrë emrin e Silvio Berlusconit”. 

Sipas Salvinit, zyrtarë nga rajoni i Lombardisë, ku ndodhet aeroporti, bënë një kërkesë për ta riemërtuar atë një vit më parë. Së fundmi, bordi i drejtorëve të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil të vendit e miratoi. Megjithatë, është e paqartë ende se kur saktësisht Malpensa, që ofron fluturime në 180 destinacione në 77 vende, do të riemërtohet zyrtarisht.

Image

 

Berlusconi, një miliarder që dikur e përshkroi veten si "Jezu Krishti i politikës", vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshën 86-vjeçare. Ai u zgjodh tri herë kryeministër dhe shërbeu për gjithsej nëntë vjet, më shumë se kushdo tjetër.

Por vendimi për të riemërtuar aeroportin për nder të tij, ka hasur në zemërimin e disa italianëve. Në vend të këtij opsioni, disa qytetarë sugjerojnë riemërtimin e aeroportit me emrin Luca Attanasio, ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, i cili u vra në vitin 2021.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...