Deputeti kosovar: Thaci, Rama dhe Vuçiç ‘’skenar politik për një kompromis serbo-shqiptar’’

Tuesday, 03 Prill 2018 14:30

Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, ka reagur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se ngjaret e fundit në Kosovë janë bërë me një skenar të udhëhequr nga presidenti I Kosovës, Hashim Thaci, dhe kryeministri I Shqipëris, Edi Rama.

Duke iu referuar ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri të vendit për ta arrestuar zyrtarin serb, Marko Gjuriç, dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, me kërkesë të Turqisë, Rugova ka thënë se ato janë bërë me një skenar.

Sipas Rugovës, në përgatitje të këtij skenari ka gisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Po tentojnë të arrijnë, me Aleksandar Vuçiçin, që ta bëjnë një kompromis serbo-shqiptar”, ka thënë Rugova në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. “Hashim Thaçi është notari më i mirë në ujëra të turbullt dhe në kriza”, ka deklaruar Rugova. “E ka mbrapa Edi Ramën, me një qasje të çuditshme”, është shprehur deputeti i LDK-së.

Duke folur më tej për Thaçin, Ramën e Vuçiçin, Rugova ka thënë se ata përbëjnë “një treshe që po funksionon ‘par exellence’”. Rugova ka pyetur pse Thaçi dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të fshehta. “Pse dialogu të udhëhiqet mes presidentëve, kur ne jemi republikë parlamentare?”, ka thënë ai. “Pse të takohen? Për çka të takohen ata?”, ka pyetur më tej Rugova. Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që Kosova të dëmtohet. “LDK është këtu ta ruajë këtë shtet”, është shprehur ai./ Express

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

‘Air Albania’/ Kosta Grillo: Nuk kam parë asnjë stadium në Europë me qendër tregtare

Sport

‘Air Albania’/ Kosta Grillo: Nuk kam parë asnjë stadium në Europë me qendër tregtare

Komentatori i njohur, Kosta Grillo ka shpërthyer me kritika ndaj emrit për stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”. Në një intervistë për SYRI.net, Kosta Grillo tha theksuar se në asnjë...

Pas vdekjes së të bijës, Luis Enrique merr vendimin e papritur

Sport

Pas vdekjes së të bijës, Luis Enrique merr vendimin e papritur

Luis Enrique do të rikthehet në krye të kombëtares së Spanjës për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme. 5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga...

VIDEO/ “Do të të masakrojmë”, serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare

Bota Shqiptare

VIDEO/ “Do të të masakrojmë”, serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Albana Azizi, e cila jeton në Zvicër, ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Sa mirë ta bona”. Mirëpo, duket se pamjet e videoklipit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!