Ligji i ri i pronave në Siri shpronëson të larguarit nga lufta

Premte, 27 Prill 2018 10:37

Nësë Sirianët të cilët kanë braktisur vendin, nuk do të kthehen në vendin e tyre për të konfirmuar  banesat deri në fillim të majit, ato do të shtetëzohen.

Ligji i ri i pronave që hyri në fuqi këtë muaj ka ngjallur frikën se qytetarët që kundërshtojnë Bashar al-Assadin përballen me ekzil të përhershëm dhe se komunitetet e tyre do t’i marrin besnikët e regjimit. Shumica e sirianëve që kanë braktisur vendin dhe atyre që janë spostuar brenda tij, e kanë të pamundur ose nuk duan që të kthehen në këtë situatë për të vërtetuar zotërimin e pronave të tyre. Për këtë arsye, ekspertët thonë se ligji i ri dhe koha e shkurtë që u lë njerëzve në dispozicion tregon qartë se ai po përdoret si një instrument ndryshimi demografik dhe inxhinieri sociale.

Ligji i ri i jep fuqi administratave lokale që të regjistrojnë sërish pronat në zonat e tyre, një lëvizje që kërkon praninë e pronarit. Ekspertët thonë se për miliona refugjatë sirianë, jashtë dhe brenda vendit, ky është një mision i pamundur, për të mos thënë vetëvrasës për ata që do të vendosin të kthehen.

Për regjimin, ligji është një mrekulli, pasi shërben si mjet vetting-u për ata që do të kthehen dhe si një mënyrë për të lënë pa asete rivalët politikë. Gjithashtu, e lejon regjimin që të konsolidojë pushtetin duke ripopulluar zonat strategjike të vendit me besnikë të tij, diçka që shuan çdo mundësi kundërshtimi në të ardhmen.

Ligji sirian u diskutua në një konferencë donatorësh mes BE-së dhe OKB-së në Bruksel gjatë kësaj jave, ku të pranishmit pranuan në heshtje se 1,5 milionë sirianë në kontinent do të mbesin aty. Një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti u shpreh se ligji i pronave ishte gozhda e fundit e arkivolit për ata, pasi ligji përbën një masë ndëshkuese dhe jo rregullatore që forcon regjimin e Bashar al-Assadit.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 10:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...