Përdorim i insekticideve, Europa do të votojë kundër

Premte, 27 Prill 2018 11:09

Vendet e BE-së do të votojnë për një ndalim thuajse të plotë të insekticideve “neonicotinoide” në të gjithë unionin.

Studimet shkencore thonë se ka lidhje mes përdorimit të këtyre instekticideve dhe uljes drastike të numrit të bletëve të mjaltit, bletëve të egra dhe llojeve të tjera të insekteve që kryejnë pjalmimin te bimët.

Nëse vota shkon siç pritet, do të jetë një zgjerim tej mase i madh i kufizimeve që janë në fuqi që prej vitit 2013. Por, prodhuesit e këtyre insekticideve dhe disa grupe fermerësh janë kundër, pasi thonë se nuk ka prova shkencore, por vetëm teori, për dëmin që ato shkaktojnë.

“Neonicotinoidet” janë lloji më i përdorur i insekticideve në botë, e në vitin 2013 BE-ja ndaloi pjesërisht përdorimin e 3 llojeve nga to te misri, gruri, tërshëra e të tjera si këto.

Propozimi i ri shton tej mase kufizimet dhe e ndalon thuasje 100% përdorimin e të gjitha llojeve të tjera të “neonicotinoideve”.

Veç raporteve të Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore, Komisioni Europian u nxit të marrë masën edhe nga ndryshimi i qëndrimit britanik, që së fundmi u shpreh në favor të kufizimeve.

Por, fermerët mendojnë se plani nuk do të funksionojë, jo vetëm sepse nuk bazohet në shkencë, por edhe për shkak të mënyrave për të shmangur kufizimet. Ata thonë se produktet që përfshihen nga kufizimet aktuale importohen nga vende jashtë BE-së, ku trajtohen me pestidice të ndaluara në BE, dhe me masat e reja, ky trend vetëm sa të do rritet duke dëmtuar fermerët europianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...