Moskë/ Protestë për mosbllokimin e aplikacionit Telegram

Hënë, 30 Prill 2018 16:47

Mijëra persona po protestojnë në qendër të Moskës, kundër përpjekjeve të autoriteteve për të bllokuar qasjen në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Protestuesit kanë brohoritur “Putini është hajdut” dhe ka kërkuar për më shumë liri në internet.

Lideri opozitar, Aleksei Navalny po merr pjesë në protestën që është organizuar nga Partia Liberale e Rusisë, që e ka cilësuar si “turp” bllokimin e aplikacionit Telegram.

Autoritetet në Rusi po përpiqen të bllokojnë qasjen në Telegram, pasi aplikacioni nuk ua ka dërguar të dhënat e përdoruesve Shërbimit Federal të Sigurisë.

Protesta në Rusi po mbahen që prej 16 prillit, kur rregullatori shtetërore i mediave, Roskomnadzor, ka nisur të zbatojë një vendim të gjykatës për të ndaluar qasjen në këtë aplikacion./RadioEvropaeLirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...