“Brexit”, Barnier: As optimist ,as pesimist, por çështja duhet zgjidhur

Hënë, 30 Prill 2018 18:17
Michel Barnier Michel Barnier

Ngërçi që ka kapur mardhëniet midit Britanisë dhe Irlandës së Veriut, siç duket e ka vënë në një dilemë kryenegociatorin  e Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier.

Ai paralajmëroi se bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik, nëse Londra nuk zbut qëndrimin e saj për çështjen e kurifit me Irlandën.

Michel Barnier tha se nuk është  as pesimist dhe as optimist për situatën, por i vendosur se të dyja palët mund ta kalojnë ngërçin e radhës.Megjithatë, ai përsëriti deklaratat e mëparshme se, nëse Britania nuk vjen me propozime të reja për të shmangur kufirin fizik me Irlandën, deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së në qershor, bisedimet e mëtejshme rrezikojnë të dështojnë.

“Derisa të arrijmë marrëveshjen dhe zgjidhjen operacionale për Irlandën e Veriut, ku jemi të gatshëm për çdo propozim, ka një rrezik real që bisedimet të dështojnë”, deklaroi Barnier, duke shtuar se unioni duhet të jetë i përgatitur edhe për këtë skenar.

BE-ja dhe Irlanda thonë prej kohësh se nuk kanë asnjë qëllim të kontrollojnë territorin e Irlandës së Veriut, por një nga propozimet është që kjo zonë të mbetet pjesë e doganave të unionit dhe nën ndikimin e Gjykatës Europiane pas “Brexit”-it, diçka që konsiderohet e papranueshme nga Londra.

Ka disa opsione për kufirin mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut, ku më i preferuari nga palët është ai i një kufiri të padukshëm dhe pa kontrolle. Por, kjo do të kërkonte një marrëveshje të detajuar të tregtisë së lirë me Britaninë, gjë që shumë mbështetës të “Brexit”-it e shohin si të papranueshme, pasi thonë se Londrës do t’i duhej të pranonte rregullat e Unionit edhe pas daljes nga BE-ja.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 18:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...