Një film për legjendën Charlie Chaplin

E Enjte, 03 May 2018 08:12

“Chaplin” është një film dokumentar që do të realizohet mbi jetën e aktorit dhe regjisorit Charlie Chaplin nga “Altitude” dhe “Showtime”, bazuar në punën e Peter Middleton e James Spinney.

Prodhimi i këtij filmi mbështetet edhe nga muzeu në Zvicër “Chaplin’s World”, ku Charlie jetoi për 25 vite. Ky vend do të jetë pjesë e disa xhirimeve, për të sjellë skena nga periudha e fundit e jetës së yllit të ekranit.

Dy regjisorët e filmit, Middleton dhe Spinney, kanë marrë leje për të përdorur arkivin personal dhe kreativ të Charlie Chaplin, në të cilat gjenden disa materiale të pa publikuara më parë.

Ky film do të tregojë historinë e suksesit të jashtëzakonshëm të artistit, prej prejardhjes së tij nga varfëria e skajshme e deri tek fama e Hollywood-it, por pa harruar skandalet dhe polemikat politike, që e detyruan Chaplin të largohej nga SHBA.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 12:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...