Pakti bërthamor me Iranin? SHBA-ja “shpëtimtarja” e krizës

Tuesday, 08 May 2018 14:06

Marrëveshja Bërthamore me Iranin është arritur më 14 korrik të vitit 2015 në Vjenë dhe është firmosur në Teheran. Marrëveshja është firmosur midis vendeve të ashtëquajtura 5+1 Britanisë së Madhe, SHBA, Francës, Rusisë dhe Kinës, plus Gjermaninë.

Në këtë marrëveshje është premtuar eleminimimi i sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit vitet e fundit për shkak të programit të tij bërthamor.

Në këmbim Irani ka pranuar që të limitojë programin e tij bërthamor dhe të lejojë kontrolle periodike nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike “IAEA” në instalacionet e veta bërthamore. Me rrugën e hapur nga Teherani, kjo agjenci ka marrë lejen që të bëjë inspektime edhe në zonat ushtarake. Irani ndër të tjera ka pranuar dhe një moratorium prej 15 vitesh në pasurimin e uraniumit sipër 3.67% dhe reduktimin e numrit të centrifugave prej të cilave nxirret një pjesë e uraniumit natyral.

Marrëveshja parashikon edhe modifikimin e reaktorit të ujit të rëndë të Arak, kështu që nuk mund të prodhohet plutoni i nevojshëm për të ndërtuar bombë atomike. Për pesë vite nga firmosja e akordit në Vjenë, mbetet në fuqi embargoja e OKB-së për armët dhe prej 8 vitesh ajo për raketat balistike.

Në rast se do të dekretohet largimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, pasojat për Iranin nuk do të ishin të pakta. Impakti për ekonominë iraniane mund të jetë shumë i rëndëishëm pasi Kongresi amerikan do të rivendoste sanksionet. Nuk përfshihet dhe dekretimi i një embargoje për eksportimet iraniane të naftës. Një skenar i cili, në kohë të mesme dhe të gjatë, do të çonte në thellimin e krizës në tregjet e karburantëve. E gjithë kjo do të rrisë tensione në Lindjen e Mesme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...