Vrau dy fëmijët e mitur, burgim të përjetshëm për dadon

Tuesday, 15 May 2018 10:37

Dadoja që therri me thikë dy fëmijë në banesën e tyre në New York, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2012. Fëmijët e masakruar nga 56 vjeçarja Yoselyn Ortega, u gjetën nga nëna e tyre në vaskë, në tetor të vitit 2012. Viktimat ishin Krim, 6 vjeç, dhe vëllait të saj, Leo, 2 vjeç

Gjygjtari e përshkroi Ortegën si “djall i pastër” para se t’i shqiptohej dënimi maksimal, pa mundësi për falje.

Të hënën, Ortega dridhej teksa kërkonte falje para gjykatës për krimin e tmerrshëm. “

Më vjen keq për gjithçka”, tha ajo duke shtuar se shpreson që të arrijë një marrëveshje për t’u falur, raporton BBC.

Gjatë gjykimit dymujor të dados, nëna e fëmijëve kishte dëshmuar edhe për skenën e tentim- vetëvrasjes së Ortegas.

“Vetëm dua që të zgjohem nga ky ankth, për të cilin e dija gjithmonë që nuk është ankth. Ishte e vërtetë”, ka thënë nënë e fëmijëve, duke e përshkruar skenën si një film horror.

Gjyqtarët kanë thënë se dadoja ishte e pakënaqur sepse ndjente që ishte duke punuar më shumë se që duhet për familjen dhe gjithashtu ajo kishte probleme me pagesën e shkollimit për djalin e saj.

Mbrojtja e dados kanë thënë që ajo nuk është në gjendje stabile mendore, dhe si rrjedhojë nuk mund të bartte përgjegjësinë për veprimin e saj.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 11:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...