×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA vendos sanksione ndaj bankës qendrore iraniane

Tuesday, 15 May 2018 18:16

SHBA ka vendosur sanksione të reja për një bankë iraniane dhe individë, njoftoi Departamenti i Thesarit.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, departamenti i listoi katër persona, Aras Habib Kareem, kryetar i Bankës Islamike për Investime dhe Financa, Al Bilad, i cili u sanksionua gjithashtu, Valiollah Seif, ekonomist dhe guvernator i Bankës Qendrore të Iranit, dhe Ali Tarzali, ndihmës i drejtori i saj dhe Muhammad Qasir, zyrtar i Hamasit.

Sanksionet shtesë vijnë pasi presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin javën e shkuar, duke premtuar nivelin më të lartë të sanksioneve.

Ky veprim është kundërshtuar nga Teherani dhe nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes historike, e cila u nënshkrua nën administratën e Barak Obamës.

Deklarata e Departamentit të Thesarit akuzon personat e sipërpërmendur se kanë lëvizur "miliona dollarë në emër të Forcave Revolucionare Islamike Corpos-Qods (IRGC-QF) tek Hezbollah". Ato janë caktuar "posaçërisht si terroristë globalë".

Sipas sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin, Seif, zyrtari më i lartë bankar i Iranit, komplotoi "me IRGC-QF për të lehtësuar financimin e grupeve terroriste si Hezbollahu".

"Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë abuzimin gjithnjë e më të ashpër të Iranit ndaj sistemit financiar ndërkombëtar. Bashkësia globale duhet të mbetet vigjilente ndaj përpjekjeve mashtruese të Iranit për të siguruar mbështetje financiare për autoritetet e saj terroriste", tha Mnuchin.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...