×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Modeli gjerman i elektricitetit falas

Tuesday, 15 May 2018 18:34

Tregjet europiane të energjisë dhe modeli i vjetër i shërbimeve është transformuar tërësisht pas revolucionit të burimeve të rinovueshme.

Kjo duket fare qartë veçanërisht në Gjermani, i cili është tregu më i madh dhe ku energjia diellore dhe ajo e erës kanë patur impaktin më të madh. Vetëm në dekadën e fundit, kapaciteti nga paqet fotovoltaike është rritur mbi dhjetë herë.

Në ditë të veçanta, si për Krishtlindje, ditë të tjera kombëtare apo në ndonjë të diel, ka aq shumë furnizim kombëtar të elektricitetit, saqë e tejkalon ndjeshëm kërkesën e vendit. Rezultati është një trego ku çmimet bien nën zero dhe fabrikat kanë një potencial për të fituar para duke u hequr energjinë e tepërt prodhuesve.

I tillë është rasti i ditës së 1 Majit, ku për 18 orë çmimet e energjisë elektrike në treg ishin në zero.

Kjo ngre një pyetje të madhe për drejtuesit e kompanive të shërbimit të energjisë. A duhet t’i mbyllin impiantet e tyre për disa orë, apo duhet t’i mbajnë në prodhim pa patur ndonjë shans të fitojnë para?

“Kur çmimet e energjisë janë negative nuk mund të fitosh para nëse je duke gjeneruar energji nga burime tradicionale dhe kjo është totalisht e qartë. Për momentin duhet të mbyllësh impiantin”, u shpreh Markus Krebber, shefi i financavetë RWE AG gjatë konferencës telefonike me analistë.

Megjithatë, prodhuesit e energjisë kanë një mënyrë për të bërë para. Dhe këtë mënyrë e shpjegoi Krebber:

  • -Nuk është asnjëherë e qartë se cilat orë do të kenë çmime negative. Mund të kesh çmime të përziera të energjisë për një ditë ose për një javë. Prodhuesit i shesin këto kontrata për të patur një fitim të vogël ndaj nuk mund të bësh shumë para në këtë mënyrë.
  • -Por kur sheh luhatjen ditore të çmimeve, kur çmimet janë negative ti mbyll impiantin tënd të energjisë ose blen energji nga tregu ose barazohesh duke marrë para.
  • -Në orët e tjera, kur çmimet janë më të lartë, ti ofron kapacitet shtesë nga i cili mund të fitosh para shtesë.
  • -Sa më e madhe të jetë luhatja në treg, aq më shumë mund të fitojmë.

Megjithatë, shtimi i periudhave të çmimit negativ të energjisë është ende problematik për shumë prodhues si RWE, të cilët po shkurtojnë orët e punës të impianteve tradicionale si ato me qymyr apo gaz. Për të adresuar këtë problem, kompania po shton asetet e rinovueshme.

Të blerit dhe shiturit energji, ndonjëherë brenda vetëm disa minutash, është gjithmonë me rrezik. Njësia e Furnizimin dhe Shitjes e RWE humbi 24 milionë euro, krahasuar me një fitim prej 145 milionë eurosh një vit më parë. Kompania gjithsesi pret që fitimet vjetore nga kjo njësi të jenë diku mes 100 milionë dhe 300 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...