Gjendet në lokal një valixhe e mbushur me para

E Enjte, 17 May 2018 14:06

Një vajzë la një valixhe të mbushur me para në një lokal, sepse “dëmshpërblimi i ndarjes”, që i dha ish-i dashuri nuk ishte i mjaftueshëm dhe ajo besonte se meritonte më shumë.

Punonjësit e një lokali në qytetin Hangzhou, në lindje të Kinës e zbuluan valixhen gjatë kohës që po mbyllnin punën. Ata po e çonin në një magazinë, kur valixhja u hap dhe prej saj dolën tufa me para.

Në këtë pikë stafi kontaktoi policinë. Rreth një orë më vonë, në stacionin policor mbërriti në djalë i ri, i shoqëruar nga ish-e dashura e tij dhe shpjegoi se valixhja i përkiste atij e se ia kishte dhënë asaj si dëmshpërblim për ndarjen.

Në Kinë, ky veprim shihet si një formë kompensimi kur një lidhje romantike merr fund.

“I thashë që kisha vetëm 2 milionë juan dhe më pas ika”, tha i riu. Kur policia pyeti vajzën për incidentin, ajo tha se e kishte marrë në telefon ish-partnerin dhe i kishte thënë se e kishte braktisur valixhen me para. “Nuk i mora paratë… i thashë t’i merrte vete. Kaq”, tha ajo.

Sipas mediave vendase, e reja mësohet se i kishte kërkuar 10 milionë juan (1.58 milionë dollarë).

Pasi dëgjuan historinë, oficerët e policisë mbetën të shtangur dhe e këshilluan të riun, i cili vinte nga një familje e pasur dhe ishte i përfshirë në industrinë e IT, që të tregohej më i kujdesshëm me paratë e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...