×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjermani, agjencia për refugjatët akuzohet për korrupsion, nën hetim 18 mijë kërkesa

Hënë, 21 May 2018 16:40

Zyrtarët e emigracionit në Bremen të Gjermanisë dyshohet se janë duke kërkuar para në këmbim të përmirësimit të aplikimeve të azilkërkuesve.

Sipas mediave gjermane  “BAMF” është përfshirë në një sërë aferash korruptive duke ju ofruar azilantëve fitimin e aplikimit në këmbim të parave.

Gjigandja gjermane “Der Spiegel” thotë se Jutta Cordt, kryetarja e Zyrës federale të Emigracionit dhe Refugjatëve “BAMF”, kishte informacion mbi parregullsi masive në këtë qytet, të cilat nisin që prej shkurtit të vitit 2017.

Ndërsa kanali televiziv “NDR” dhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” përmendin gjithashtu një shkëmbim të brendshëm “e-mail-esh”, ku tregohet se “BAMF” ka qenë në dijeni të procedurave të dyshimta, por ka ngurruar ta hetojë çështjen.

Këto media citojnë një mesazh të postës elektronike, në të cilin kreu i Departamentit përgjegjës kërkon që situata të ekzaminohet “pa zhurmë” dhe “pa hyrë shumë në detaje”.

Ndërsa vet “BAMF” i mohon pretendimet e mediave, e thotë se nuk ka marrë asnjë “e-mail” të këtij lloji.

Në muajin prill, Prokuroria e Bremenit njoftoi se një ish-zyrtare e degës së “BAMF” në këtë qytet ishte vënë nën hetim, pas akuzave se ajo dhe 4 persona të tjerë kishin marrë ryshfet në këmbim të dhënies së azilit për rreth 1.200 refugjatë, pavarësisht se këta individë nuk i plotësonin kriteret e nevojshme.

Këto ndodhi thuhet të kenë ndodhur në periudhën e viteve 2013-2016. Ndaj, 18 mijë kërkesa azili të shqyrtuara në Bremen që prej vitit 2012 do të verifikohen edhe njëherë gjatë 3 muajve të ardhshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...