×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Spanjë, 351 vite burg për 29 politikanë e biznesmenë të korruptuar

E Enjte, 24 May 2018 20:37

Partia qeverisëse e Spanjës ka pësuar një goditje të madhe pasi një nga ish-arkëtarët e saj u burgos për 33 vjet burgim për mashtrim dhe pastrim parash dhe vetë u zbulua të ketë përfituar nga një skemë mashtrimi, një rast që është bërë emblematike e korrupsionit politik në vend.

Luis Bárcenas, dikur një aleat i ngushtë i kryeministrit, Mariano Rajoy, u dënua me burg për pjesën e tij në komplot dhe u gjobit 44 milionë euro, ndërsa Partia Popullore (PP) u gjobit me 240.000 euro pasi gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën që partia kishte përfituar nga skema korruptive.

E ashtuquajtura çështja "Gürtel" u përqendrua tek Francisco Correa, një biznesmen me lidhje të ngushta me partinë, i akuzuar për pagim ryshfeti ndaj zyrtarëve të kësaj partie për periudhën 1999 dhe 2006, në këmbim të kontratave për kryerjen e punëve publike dhe organizimin e eventeve.

Hetimi u kodua "Gürtel", fjalë gjermane, që do të thotë "rrip".

Correa u dënua me 51 vjet burg dhe zëvendësi i tij Pablo Crespo u burgos për 37 vjet e gjashtë muaj. Gruaja e Bárcenas, Rosalía Iglesias, u burgos për 15 vjet dhe ish-gruaja e Correa, Carmen Rodríguez Quijano, për 14 vjet e tetë muaj.

Në korrik të vitit të kaluar, Rajoy u bë i pari kryeministër spanjoll që dëshmoi në një çështje penale kur ai u thirri për të dhënë prova.

Njëzetë e nëntë nga 37 të pandehurit në këtë rast u dënuan me burgim prej 351 vjet burg gjithsej, ndërsa të tjerët u liruan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...