×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Breshëri plumbash në rrugë, vritet 19-vjeçari dhe plagosen 2 të tjerë

E Enjte, 24 May 2018 20:56

Një i ri gjeti vdekjen ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë, mesditën e së mërkurës në Williamsburg, SHBA.

Tre të rinj, dy të moshës 19-vjeçare dhe një 21-vjeçar u qëlluan me breshëri plumbash, në atë që policia e konsideroi si ngjarje e lidhur me bandat.

Një prej 19 vjeçarëve mori plumb në kokë dhe humbi jetën në spital, ndërsa dy të rinjtë e tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Një banore e zonës, e cila kishte dëgjuar të shtënat kishte shkuar në ndihmë të 19-vjeçarit, por pa mundur ta shpëtonte.

“Po merrte ende frymë kur shkova atje, lëvizte ende”, rrëfeu gruaja. “I thashë qëndro me mua, por ai po shuhej. Nuk mund t’i shihja sytë, kishte gjak gjithandej”, shtoi ajo.

Policia mësohet se gjeti me dhjetëra gëzhoja në vendngjarje, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...