SHBA anuloi takimin, Koreja e Veriut: Jemi të gatshëm për bisedime

Premte, 25 May 2018 09:03

Koreja e Veriut ka deklaruar se pavarësisht se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi takimin me liderin, Kim Jong Un, i planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor, është e gatshme të zhvillojë bisedime. “Ne shprehim vullnetin tonë për të biseduar me SHBA-në. Angazhimi ynë për të bërë më të mirën për paqen në botë apo Gadishullin Korean mbetet i pandryshuar dhe jemi mendjehapur për t’i dhënë kohë dhe mundësi Uashingtonit”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye-gëan.

Sipas diplomatit korean, Donald Trump vlerësohej nga Koreja e Veriut pasi ndërmori një hap që asnjë President përpara tij nuk e kishte marrë, por vendimi për të anuluar bisedimet ishte për të ardhur keq. Koreja e Veriut me komentet e saj përpiqet të kalojë fajin tek SHBA-ja dhe këtë herë duket fare e lehtë. Koreja komuniste është përpjekur gjithnjë të paraqesë veten si nxitësi i progresit në raportin me SHBA-në, ndërsa Kim Jong-un ndërton imazhin e një lideri të përgjegjshëm përballë Trumpit të paparashikueshëm.

Ky i fundit tha se anuloi takimin pas zemërimit të madh dhe armiqësisë së shprehur nga Koreja e Veriut gjatë ditëve të fundit, por vendimi i SHBA-së zuri në befasi aleatët në rajon, që nuk u lajmëruan më herët.

Trump mund të fajësojë sa të dojë retorikën e Koresë së Veriut, por e vërteta është se administrata Trump nuk kishte një strategji diplomatike të unifikuar që prej fillimit.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...