×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pamjet/ Kim Jong-Un publikon me video shkatërrimin e bazës bërthamore

Premte, 25 May 2018 13:02

Koreja e Veriut publikoi pamje të fundit të asaj që ajo e quan shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore në të njëjtën ditë që Presidenti Donald Trump mori vendimin për të anuluar samitin e 12 qershorit me diktatorin Kim Jong-un.

Koreja e Veriut sot tha se ishte ende e gatshme për të mbajtur bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo kohë dhe në çdo formë, pas vendimit  të Trump, të cilin Penian e quajti “keqardhje e madhe”.

Zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim po përgatitej për bisedime dhe ishte surprizuar shumë nga anulimi i takimit.

“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”,- tha Gwan.

Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë koreanoveriore e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

“Mjerisht, bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur në deklaratat e juaja të fundit, mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, të zhvillohet takimi i planifikuar për kohë të gjatë”,- shkroi Trump në letrën dërguar Kimit./Daily Mail/

 

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 13:41

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...