×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

"Samsung" kopjoi “Apple”-in, ja shuma marramendëse që do të paguajë

Premte, 25 May 2018 13:21

539 milionë dollarë dëmshpërblim pritet ti paguajë gjigandi i celularëve “Samsung  kompanisë “Apple” për kopjimin e karakteristikave të “iPhone”-it të saj origjinal. Ky vendim është marrë nga një gjykatë amerikane dhe përbën hapin më të fundit të një beteje të gjatë ligjore mes prodhuesve më të mëdhenj të “smartphone”-ve në botë.

Ngjarja nisi në vitin 2011, kur gjiganti amerikan argumentoi se “Samsung”-u koreano-jugor kishte shkelur disa patenta.

Një vit më vonë, “Apple” fitoi të drejtën të paguhej me 1.05 miliardë dollarë për dëmin e pësuar, por dy rivalët kanë luftuar fort që atëherë për shumën përfundimtare, e cila tashmë fiksohet në mbi 530 milionë dollarë.

Dëmshpërblimi kërkohet për shkeljen e 3 patentave të dizajnit të “Apple”, ndërsa pjesa tjetër ishte për shkelje të dy funksioneve të patentuara. Ndryshe nga “Samsung”-u që reagoi ashpër, firma amerikane u shpreh e kënaqur me vendimin, e sidomos me faktin që anëtarët e jurisë “u pajtuan me idenë se Samsung duhet të paguajë për kopjimin e produkteve të saj”, duke theksuar se i gjithë ky rast, për të kishte qenë gjithmonë diçka më shumë sesa paratë.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 13:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...