×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

S'ka paqe në itali, partitë kundër kryeministrit të ri

Premte, 25 May 2018 17:42

I ngarkuari për kryeministër i qeverisë së re italiane, Giuseppe Conte, ka përfunduar konsultimet me forcat politike për formimin e skuadrës së Ministrave që do të përbëjnë ekzekutivin e tij.

Pas takimeve politike, të gjitha partitë italiane kanë deklaruar se do të jenë në opozitë me qeverinë e koalicionit 5 Yje- Lidhja.

Liderja e Partisë Fratelli dì' Italia, Giorgia Meloni, aleati politik i partisë Lidhja, u shpreh se forca e saj politike do të jetë kundër qeverisë Conte që e shohin si një qeveri e formuar kryesisht në orientimin e 5 Yjeve e larg programit politik të koalicionit të qëndrës së djathtë.

Madje ajo nuk nguroi ta quajë Matteo Salvinin "tradhtar", pasi iu bashkua një koaliconi qeverisës me 5 Yjet.

Por qëndrimin opozitar ndaj qeverisë së re që po lind, ka konfirmuar dhe Partia Demokratike që përmes krytarit të saj të përkohshëm Maurizio Martina, është shprehur se "kontratën qevverisëse mes 5 Yjeve e Lidhjes e konnsiderojnë të pavlerë , me një gjykim negativ në përmbajtjen e saj ku nuk ka asnjë ndryshim të vlefshëm e të premtuar për të ardhmen e Italisë".

Për Partinë Demokratike programi i qeverisë së re përmban gjithashtu deklarata të Përgjithshme rreth marrëdhënieve mes Italisë dhe Bashkimit Europian.

Ka konfirmuar qëndrimin në opozitë me qeverinë Conte dhe lideri i koaliconit të qëndrës së djathtë Silvio Berlusconi i cili so në një dalje deklaratë publike është shprehur se "qeveria 5 Yjet- Lidhja është një qeveri mjerane me një kontratë e program qeverisës pa asnjë vlerë juridike i ngjashëm me një libër ëndrrash, gjysma e të cilave janë zgjedhje të preokupueshme për Italinë e për italianët."

"Pavarësisht emrave që do të përbëjnë qeveriën e re, Forza Italia do të jetë në opozitë me të dhe do të votojë kundër votëbesimit në dy dhomat e parlamenti. Po në opozitë me qeverinë Conte do të jetë dhe partia "Liberi e Uguali" e ish- kryetarit të dhomës së Senatit Pietro Grassi.

"Jemi bindshëm në opozitë me këtë qeveri, ka deklaruar Grasso. E konsiderojmë të paprështatshëm programin e saj qeverisës e na preokupojmë shumë temat delikate të trajtuar në të si diskriminimi racial, të drejtat civile, idea e demokracisë etj."

Sipas zërave mediatikë, Giuseppe Conte pritet që brenda kësaj jave prezantojë skuadrën e Ministrave Presidentit të Republikës Sergio Mattarella e gjatë javës së ardhshme të marrë votëbesimin në Parlament.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...