Ja kush mund të jetë drejtuesja e re e CIA-S

Diel, 08 Prill 2018 15:57

Gina Haspel është përzgjedhur nga Donald Trump për të zëvendësuar Mike Pompeo si drejtuese e CIA. Zonja Haspel e njeh shumë CIA se ka filluar punën në 1985 si oficere në këtë agjenci CIA ka arritur të ketë postin e Zv/Drejtorit të CIA. Ajo ka lindur në 1956 në Ashland Kentucky. Nëse do të konfirmohet nga Senati, ajo do të jetë gruaja e parë në SHBA në postin e Drejtorit të CIA.

Sicc ndodh shpesh në SHBA qëndrimet ndaj figurës së zonjës Haspel janë të ndryshme. Ekspertët e shërbimit inteligjent kanë përgjithësisht opinion pozitiv për figurën e Gina Haspel dhe janë shprehur se ajo është një zgjedhje e përshtatshme në krye të CIA.

Cilat janë disa nga pikat e forta të Gina Haspel që do ndihmonin të ishte e suksesshme në krye të CIA?

Së pari, ajo është një “lidere” që e do vendin e saj dhe që është në gjendje ti thotë me guxim të vërtetën eprorëve të saj. Ajo do ti shërbejë agjencisë dhe vendit.

Së dyti, zonja Haspel e ka të qartë nevojën që ka CIA për tu kthyer në traditën e saj, pra për tu kthyer në mision e saj të spiunazhit kundër kundërshtarëve të SHBA. Ajo ka detyrën që të furnizojë Presidentin dhe Ekipin e Sigurisë Kombëtare me informacione që i sigurojnë SHBA avantazhin ndaj të gjithë atyre që kërcënojnë SHBA.

Së treti, në drejtimin e zonjës Haspel, CIA mendohet se do të rrisë forcën njerëzore duke afruar në CIA më shumë oficerë, analistë dhe ekspertë të teknologjive moderne nga terreni sesa duke zgjeruar rrjetin e zyrtarëve në qendër në Uashington. Gina Haspel  vlerësohet se e zotëron këtë aftësi sepse ka jetuar jashtë Uashingtonit duke drejtuar njësi të vogla dhe të mëdha të inteligjencës dhe duke zotëruar gjuhën dhe kulturën e shërbimit inteligjent. Ajo mendohet se duke vendosur një ekuilibër më të mirë mes terrenit dhe zyrave do ta bëjë CIA më dinamike dhe më të zhdërvjelltë.

Së katërti, mendohet se zonja Haspel do të risjellë në CIA aftësinë e dikurshme të oficerëve të shërbimit të fshehtë për të folur rrjedhshëm gjuhën e vendit ku ata shërbejnë. Vlerësohet se ajo do ti japë prioritet rivitalizimit të aftësive për gjuhë të huaja të punonjësve të agjencisë.

Së pesti, gjykohet se Gina Haspel ka aftësinë për të sjellë energji të reja për koordinimin e veprimeve mes CIA e shërbimeve të tjera inteligjente brënda SHBA, ashtu edhe mes shërbimeve inteligjente të vendeve partnere. Ajo mendohet se do të forcojë partneritetin me Drejtorinë Kombëtare të Inteligjencës (DNI) dhe me të gjithë komunitetin e shërbimeve të tjera inteligjente, të tilla si Agjensia e Sigurisë Kombëtare(NSA) dhe Agjensia Inteligjente Gjeo-spaciale (NGA). Ajo vlerësohet se do të jetë shumë efikase në bashkëpunimin me FBI dhe organizmat e tjerë të zbatimit të ligjit. Ajo po ashtu ka njohuritë e duhura për të garantuar sinergjinë e nevojshme mes partnerëve të huaj; madje duke cuar më tej bashkëpunimin tradicional të “5 syve” (SHBA, Australi, Kanada, Britani dhe Zelandë e re) me objektiv luftën kundër kërcënimeve terroriste.

Së fundmi, zonja Haspel, në mirënjohje të Presidentit Trump por edhe duke vlerësuar ish-drejtorin e CIA Mike Pompeo vlerësohet se do të ndërtojë të gjithë aktivitetin e saj mbi themelet e ngritura nga pasardhësi i saj Mike Pompeo, si dhe të tjerët para tij.

Shënim: Ky shkrim bazohet në vlerësimet e Charlie Allen, i cili ka shërbyer në CIA që nga viti 1958 duke e përmbyllur karrierën si asistent i Drejtorit të CIA në periudhën 1998-2005. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe si Zëvendës Sekretar për Punët e Brendshme e Sigurinë dhe Analizën në 2005-2009.(syri.net)

Modifikuar më Diel, 08 Prill 2018 16:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...