×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gruaja që mund të nxisë eksperienca jashtë-trupore

Saturday, 02 June 2018 14:35

Ndërsa shumica i shoqërizojnë eksperiencat jashtë trupit me telefonues të çmendur në emisionet e radios të natës vonë, shkencëtarët e Universitetit të Otavës e marrin çështjen pak më seriozisht. Në vitin 2012, një studente pa emër e psikologjisë, të cilën do ta quajmë Reese, u tha profesorëve Claude Messier dhe Andra Smith se ajo rregullisht i largohej trupit të saj, dhe se ajo mund t’i nxiste vetë këto ngjarje. Reese pretendonte se ajo filloi të ndërmerrte udhëtime enigmatike gjatë parashkollorit, kur supozohej se ishte duke fjetur gjumë. Ndërsa rritej, këto eksperienca jashtë trupit u bënë ndihmëse psiqike të gjumit, duke e ndihmuar atë “të lundronte” në Tokën e ëndrrave. Reese tha se ajo kishte pasur disa lloje të ndryshme episodesh, si duke pluskuar sipër trupit të saj “të vërtetë”, ose duke u rrotulluar si një helikë. Ndërsa Reese e di se ajo në të vërtetë nuk është duke lëvizur – ajo mund ta shikojë formën e saj trupore shtrirë në krevat ose në dysheme – ajo ndihet shumë e trullosur më pas.

Natyrisht, Messier dhe Smith ishin skeptikë, por kur ata e vendosën Reese në një MRI (Imazheri me Rezonancë Manjetike), ata vunë re ca gjëra të çuditshme që ndodhnin në trurin e saj. Sa herë që nxiste një eksperiencë jashtë trupore, ata vunë re se korteksi pamor i Reese-it – pjesa përgjegjëse për pamjet që ne shohim në trurin tonë – ishte në mënyrë të çuditshme e aktivizuar. Në fakt e gjithë ana e djathtë e trurit të saj ishte në gjumë. Gjithsesi, kishte shumë aktivitet i cili ndodhte në anën e majtë. Kjo është e çuditshme për arsye se kur ne imagjinojmë gjëra, të dyja hemisferat janë të përfshira. Duke thënë këtë, shumë zona në anën e majtë duke përfshirë “imazherinë kinesthetike” (pjesa që na ndihmon ne të kuptojmë se ku jemi në lidhje me gjërat që na rrethojnë) ndriçonte si normalisht.

Messier dhe Smith besojnë se Reese është duke provuar disa lloj haluçinacionesh, gjë që nuk e pengon atë të veprojë në mënyrë të gabuar. Është si një ëndërr, ku ti je jashtë vetes dhe mund të shohësh veten si një personazh. Kërkuesit kanadezë dyshojnë se ndofta këto eksperienca jashtëtrupore janë një pjesë normale e foshnjërisë dhe disa njerëz vazhdojnë t’i provojnë ato ndërsa rriten. Nëse ka njerëz të tillë, ata ndofta mendojnë se udhëtimet e tyre të vogla janë normale. Reese vetë nuk e kishte idenë se eksperiencat e saj zgjuar, ishin unike. “Unë mendoja se të gjithë mund ta bënin atë,” tha ajo. /Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...