×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qytetet më të mira për të punuar më pak dhe për të fituar më shumë

Tuesday, 05 June 2018 19:53

SHBA është ekonomia më produktive në botë, por, a janë punonjësit amerikanë më të lodhur? Një e pesta e kompanive amerikane private ende nuk u ofrojnë punonjësve të tyre pushime të paguara. Amerika është i vetmi vend i zhvilluar pa një politikë kombëtare për pushime të paguara.
Dhe ndërkohë që rritja e pagës është e sheshtë, amerikanët janë më të zënë se kurrë. 62% e amerikanëve që punojnë në zyra thonë se tani ata e hanë drekën e tyre para kompjuterit. Nëse edhe ju bëni të njëjtën gjë, bëjini vetes një nder, mos e lexoni vazhdimin e fjalisë (veçanërisht nëse jeni duke ngrënë)… Ju jeni më të ekspozuar ndaj baktereve të rrezikshme kur hani para kompjuterit se sa në tualet.
Duhet të ketë një mënyrë për millennial që t’i bëjnë ballë jetës. A nuk janë francezët të njohur për pushime të gjata dreke dhe më shumë kohë të lirë. A mund të jetë zgjidhje jeta në një vend të huaj, ku mund të punoni më pak dhe të fitoni më shumë?
Duke marrë shkas nga kjo gjë (dhe të dhënat e popullsisë dhe pagave nga raporti i Deutsche Bank dhe UBS), më poshtë është renditja e qyteteve që ofrojnë pagë më të lartë, më pak orë punë gjatë javës dhe pushime të mjaftueshme gjatë vitit.
Në krye të këtij klasifikimi është qyteti-shtet i Luksemburgut që u ofron qytetarëve të vet kujdes shëndetësor falas dhe i trajton punonjësit e vet mjaft mirë. Një punëmarrës fiton mesatarisht $4,491.50 në muaj (rreth 142 orë punë në muaj). Ose ndryshe një orë pune paguhet rreth 31.63 dollarë.Me 32 ditë pushimesh të paguara në vit, qytetarët e Luksemburgut kanë më shumë të ardhura dhe kohë të lirë në dispozicion. Ndaj nuk është habi që ata marrin një vlerësim të lartë në World Happiness Index (Indeksin Botëror të Lumturisë).
Mynihu dhe Parisi plotësojnë top 3; të dyja qytetet europiane u ofrojnë punonjësve ambiciozë një balancë fantastike punë-jetë.
Dhjetë qytetet e para në këtë renditje janë në Europë, gjë që flet për një kulturë kontinentale të përhapur me paga të larta dhe orë të shkurtra pune gjatë javës.
Qytetet amerikane nuk janë të pozicionuara mirë në këtë renditje, me New York City në vend të 13 (i vetmi në top 25).
Në fund të renditjes është Xhakarta. Kryeqyteti i Indonezisë renditet i fundit në përgjithësi, dhe i katërti nga fundi për pagën, me një pagë mesatare mujore 548 dollarë dhe 12 ditë të paguara pushimesh. Në përgjithësi të rinjtë në vendet aziatike nuk kanë shumë për t’u gëzuar, me pesë qytete (nga dhjetë të fundit në klasifikim) të cilat renditen keq për pagën, ditët e pushimeve të paguara dhe orët e gjata në punë gjatë javës.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 19:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...