5 mënyra si Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Reed Hastings frymëzojnë stafin e tyre

Premte, 08 June 2018 10:07

Liderat duhet të nxisin gjithmonë një kulturë të mësuari e cila të mbajë gjithmonë lart shpirtin e inovacionit brenda ambienteve të punës.

Nëse suksesi fillestar i kompanive të tilla si Netflix, Facebook dhe Tesla është padyshim si pasojë e produkteve dhe shërbimeve që ato ofruan për klientin, liderat e këtyre kompanive teknologjike theksojnë faktin se suksesi afatgjatë kërkon nxitjen e një kulture të fortë invoacioni dhe mbi të gjitha një inspirim për të gjithë stafin e tyre. Strategjitë e përdorura nga lidera të tillë si Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Reed Hastings janë inovative dhe unike, por ato gjithsesi mund të shërbjnë si një shembull shumë i mirë dhe për lidera të tjerë të cilët mund t’i huazojë ato për të inkurajuar në të njejtën mënyrë stafin e tyre që të jetë gjithmonë i frymëzuar. Ja se cilat janë strategjitë që ata ndjekin:
1. Të drejtosh me pasion
Mark Zuckerberg e bën me pasion punën në kompaninë e tij, por ai mundohet që të njejtin pasion dhe të njejtin përkushtim t’ia përçojë edhe stafit të tij të punonjësve. Nëpërmjet deklaratave të ndryshme publike në konferenca, si edhe nëpërmjet postimve të ndryshme në profilin e tij personal në Facebook, Zuckerberg vazhdimisht mirënjohjen e tij ndaj arritjeve të stafit të tij.
2. Të jesh shembulli që të gjithë duan të ndjekin
Në fillim të këtij viti, Elon Musk, pranoi se në disa prej fabrika të Tesla kishte disa probleme shumë të rënda me sigurinë teknike. Në vend që t’i mbyllte ato dhe të krijonte të reja dhe t’i dërgonte nga një email punonjësve të tij, ai jo vetëm që s’i mbylli duke lënë të papunë një numër të madh punëtorësh por premtoi ayre që çdo gjë do të rregullohej sa më parë, duke u kthyer kështu në një shembull të cilin të gjithë duan ta ndjekin.
3. Krijoni një kulture pune ku punonjësit të ndihen të lirë të pyesin
Liderët të cilët krijojnë një kulturë pune ku punonjësit inkurajohen për të bërë pyetje, janë njëkohësisht edhe liderët e disa prej kompanive më të suksesshme. Ishte insistimi i vazhdueshëm i Z. Musk që t’i bënte pyetje të vazhdueshme punonjësve të tij dhe njëkohësisht të priste pyetje prej tyre, e bërë Teslën, një prej bizneseve më inovative në botë.
4. Jini të gatshëm për të ndryshuar
Në mënyrë të tillë që të implementoni ide vërtet inovative në kompaninë tuaj, atëherë jo vetëm ju si lidera duhet të pranoni dhe përqafoni ndryshimet por të siguroheni që edhe për punonjësit tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. CEO-ja i Netflix, Reed Hastings, e pranon faktin se idetë për produkte dhe për procese të reja janë fantastike. Por këto ide nuk do të kenë asnjë impakt nëse nuk do të realizohen.
5. Nxitini punonjësit që të mësojnë vazhdimisht
Këshillohet që liderat e të gjitha kompanive t’i inkurajojnë punonjësit e tyre që të mësojnë vazhdimisht dhe ta konsiderojnë këtë proces si shumë të rëndësishëm, por liderat idealë janë ata që I mundësojnë stafit të tyre trajnime të ndryshme duke ia mbuluar kostot e shpenzimeve. Për shembull Google i lejon punonjësit e tij që të shpenzojnë rreth 20 për qind të kohës së tyre në punë duke kërkuar në internet gjëra të ndryshme që i nevojiten për punën e tyre. Dhe në fund i gjithë ky proces do t’ju kthehet mbrapsh me rezultate shmë pozitive për kompaninë tuaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...