Aeroplanëve do t’u hiqen dritaret, për të zvogëluar peshën dhe rritur shpejtësinë

Hënë, 11 June 2018 09:20

Një ndër gjërat që na pëlqen më së shumti kur fluturojmë me aeroplan është të shikuarit përmes dritares, të peizazheve të ndryshime që shihen poshtë.

Por, kjo mund të jetë një gjë e së kaluarës, me planin e ri të Emirates, që planifikon të ndërtojë aeroplanë pa dritare, e që do të jenë më të lehtë dhe më të shpejtë

Mirëpo, udhëtarët e klasës së parë, do të kenë ekrane me fibra optike, që transmetojnë brenda, të gjitha ato që shihen jashtë.

Aeroplani i Emirates, që së shpejti mund të jetë pa dritare

“Imazhet janë aq të mira, sa që duket se vërtetë jeni të ulur në karrigen pranë xhamit të aeroplanit”, ka thënë Sir Tim Clark, president në Emirates.
Inxhinierët pretendojnë se heqja e xhamave redukton peshën, duke e bërë aeroplanin më të lehtë. Për rrjedhojë shpenzon më pak, teksa fluturon më shpejtë dhe më lartë.
Boeing 777-300ER i ri, do t’i ketë fibrat transmetuese, megjithëse nuk do t’i hiqen xhamat.
Mirëpo, kjo nuk vjen pa shqetësimet për siguri.

“Vetëm duke shikuar nga dritarja, pasagjerët shumë shpesh kanë dhënë alarmin, se nuk është diçka në rregull me aeroplanin dhe janë kryer intervenimet e nevojshme, apo aterrimet emergjente”, kanë thënë zyrtarë të Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...