×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Goja ‘flakë’/ Konsumoi specin më djegës në botë, i riu përfundon…

Tuesday, 10 Prill 2018 13:35

Një nga pjesëmarrësit e Festivalit të specave më djegës të botës, të zhvilluar në Nju Jork, përfundoi në spital pasi përjetoi gjatë ditëve në vazhdim “dhimbje të tmerrshme koke”.

Ai kishte ngrënë atë që njihet si speci më djegës i botës, të mbiquajturin “Carolina Reaper”.

Rasti i 34-vjeçarit përbën të parën herë, që shqetësime të tilla lidhen me konsumin e specit hibrid.

Mjekët që e shqyrtuan thonë tani se personat, të cilët pasi hanë spec djegës ndiejnë dhimbje të menjëhershme e të forta koke, duhet të kërkojnë sa më shpejt trajtim mjekësor.

Dhimbje të tilla të rrufeshme shkaktohen nga shtrëngimi i menjëhershëm i enëve të gjakut në tru, një gjendje kjo e njohur si “sindroma e vazokonstriksionit cerebral të kthyeshëm”.

Fill pas konkursit, burri pati gulçime të forta, e gjatë ditëve që pasuan nisën dhimbjet e skajshme në qafë, e më pas në kokë.

Kontrolli me skaner tregoi se disa arterie të trurit ishin ngushtuar ndjeshëm dhe vetëm 5 javë më vonë, ato u rikthyen në gjendjen e mëparshme.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 13:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...