×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njihuni me disa kuriozitete për mitologjinë shqiptare

Premte, 15 June 2018 19:26

ZJARRI NË MITOLOGJINË SHQIPTARE

Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare.

Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese.

Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë.

Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja priftërore e zjarrit. Nga ana tjetër, zjarri mbahej ndezur në dhomën e lehonës për 40 ditë rresht.

Fikja e zjarrit në të tilla raste ishte një ogur i keq. Besoj se po të fërshëllente zjarri, po bisedonin armiqtë e shtëpisë, po të kërciste, do të ngordhte bagëtia.

SHURDHI NË MITOLOGJINË SHQIPTARE

 Demon znafillor i bestytnive të Veriut, Hyj i shtrëngatës dhe i breshërit. Emrin e tij Baron Nopca e lidh me pjesën e dytë të emrit thrak të Zibelthiur-dosit, hyjut të motit të keq dhe të stuhive.

 Madje sipas Cabejt, edhe vetë fjala shqipe perëndi i përket gjinisë së emrave indoeuropianë të perëndive të stuhive: në indishten e vjetër quhet parjangas, lituanisht perkunas, galisht cernunnos, sllavishte e vjetër perunë, greqisht keraunos.

Në Alpet shqiptare Shurdhi njihet edhe me emrat Verbd e Rremoria.

SHQIPONJA NË MITOLOGJINË SHQIPTARE

 Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara . Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit; diellin në zenith; parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin; clirimin nga skllavëria; fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën; pushtetin mbretëror; autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.

Mendimi se është e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe të identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.

Shqiponjat dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithdijen a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin. Përleshja midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një shqiponje me një gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore, ku shqiponja është simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nëntokësore; shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkë ata mbrujnë plotërinë, njësinë kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye të një shtyllë është emblemë e zotit të diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.

FATET NË MITOLOGJINË SHQIPTARE

 Figura të besimeve popullore dhe përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësim i njeriut i mvishet vendimit të tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet. Natën e tretë bëhet edhe kremtja e familjes, që quhet poganiqe. Për këtë rast piqet një bukë, e cila thyhet mbi djepin e fëmijës. Ndër të krishterë, pas kësaj ceremonie i vihet emri fëmijës. Thirren edhe Fati, Vitore, Mira, Mirushe (E. Giordano, Fjalori), Orë (në Veri), Fata (Hora e Arbëreshëve), Fëtresha (E. Giordano, Fjalori), Fatmira, Fatëza (E. Giordano, Fjalori), Fatie (De  Rada, Raps., 14v), Fatia (Pederson, f. 205).

DORDELECI NË MITOLOGJINË SHQIPTARE 

 Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, kahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka. Në zanafillë Dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyut të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brëndësi, si trajtë u ruajt deri në ditët tona. Ai vihej për të patur prodhime të mbara, por edhe për të trembur dëmtuesit e prodhimit. Quhet edhe Plaku i Kopshtit, Plaka e Kopshtit, Nusja e Kopshtit, Surrati i Arës, Col-I (Picar) etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...