×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E vërteta e hidhur e vezëve që blejmë në dyqan!

Tuesday, 19 June 2018 16:08

Sa herë bëhet fjalë për blerjen e vezëve, pyetja është gjithmonë e njëjtë: ku mund t’i gjejmë të freskëta? 

Dhe gjithmonë është e vështirë, për shkak se ne nuk mund ta dimë në ç’kushte rriten pulat që bëjnë vezët, sa organik është ushqimi që u jepet atyre, a janë pjesë e kullotave apo e kafazeve të mbyllura etj.

Sa herë gjendeni në market dhe vendosni të blini një karton me vezë, e para gjë që duhet të bëni është të shikoni me kujdes etiketën. Zakonisht, etiketat janë konfuze, sepse flasin për vende të hapura ku rriten e ushqehen pulat, kullota dhe natyrisht, për vezë organike. Por sapo shkon në shtëpi dhe sheh ngjyrën e tyre, të gjitha shënimet e etiketës bëhen të pabesueshme.

Atëherë, cilat janë shenjat që na ndihmojnë të përcaktojmë cilësinë e mirë të vezëve?

1. Ferma të hapura

Zakonisht, vendet ku rriten pulat janë hapësira të mëdha që kanë të përfshira kullota. Kushtet e rritjes së pulave janë në nivele maksimale dhe ushqimi i tyre është organik. Qasja e pulave me natyrën siguron cilësi më të mirë për vezët. Në fermat me kullota të hapura pulat e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke u ushqyer jashtë në natyrë.

2. Vezë organike

Kjo do të thotë që vezët që blejmë në dyqan duhet të jenë nga ato vende që u përmendën më sipër dhe i gjithë ushqimi që hanë pulat është organik dhe jo OMGJ. Zakonisht, nëse pulat rriten dhe ushqehen në mjedise të jashtme, atëherë vezët certifikohen si organike, pra pa pesticide.

3. Rëndësia e ngjyrës së vezës

Ngjyrat e bardhë apo kafe (e lëvores) e vezëve është si ngjyra e flokëve. Gjenetikisht, pulat me pendë kafe kanë tendencë për të bërë vezë kafe dhe pulat me pendë të bardha kanë tendencë për të bërë vezë të bardha. Nutricionistët, në këtë rast thonë se vezët janë njëlloj, ndryshimi është që vijnë nga vende të ndryshme, por nëse kërkoni vezë të cilësisë së mirë dhe organike, në shumicën e rasteve ato janë kafe.

4. Çfarë tregon e bardha dhe e verdha?

Ngjyra e verdhë e vezës është një tregues themelor i cilësisë dhe i shijes. Sa më e fortë dhe e errët të jetë e verdha, ose portokalli, është tregues i një diete të ekuilibruar dhe një ushqimi organik me të cilin është ushqyer pula. Ngjyra e fortë e së verdhës vjen edhe nga bari, nga kullota, edhe pse në ditët tona ka edhe shumë stimulantë artificialë që e bëjnë mjaft mirë këtë. Megjithatë, edhe shija e vezëve të tilla është më e mirë.

5. Si ta dalloni vezën e freskët?

Një tjetër tregues i cilësisë së vezëve të freskëta është edhe trashësia e së verdhës dhe së bardhës. Vezët e freskëta dhe organike, ngjyrën e verdhë e kanë të errët dhe të fortë, ndërsa të bardhën e kanë të trashë. Në qoftë se veza bëhet menjëherë një ngjyrë sapo thyhet apo i ka të dy ngjyrat shumë të holla, atëherë është një tregues i një veze pa cilësi dhe të ndenjur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...