×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ Të ecësh i sigurt në duart e Zotit!

E Enjte, 02 August 2018 19:59

Një urë e re spektakolare, e mbështetur nga dy duar gjigante betoni dhe që gjarpëron në 1 400 metra lartësi mbi pyjet në qendër të Vietnamit, një vepër e përuruar në qershor është kthyer në një nga atraksionet kryesore turistike të vendit.

Ura e artë (Cau Vang në gjuhën vietnameze) shtrihet në lartësinë 150 metra. E konceptuar për t’i krijuar përshtypjen turistëve sikur po shëtisin mbi një byzylyk floriri, duke ofruar një pamje mahnitëse mbi kodrinat me pyje.

Në lartësinë 150 metra, ura gjarpëron përmbi pyje, në malet që së pari u zhvilluan nga kolonizatorët francezë, si një stacion malor në vitin 1919.

Sot, zona është një atraksion i madh për turistët, ka teleferikë, një replikë të një fshati mesjetar francez, përfshirë kështjella e katedrale, kopshte të kuruara mirë dhe një muze skulpturash dylli, ku nuk mungon Lady Gaga dhe Michael Jordan.

Vietnami në fakt është i famshëm për atraksione të ngjashme. Një instilacion në formën e një reje kristali, me 58 mijë gurë “Swarovski”, është ngritur në kodrinat e mbjella me oriz në Vietnamin verior, ndërsa hoteli surreal “Crazy House”, në Da Lat, tërheq prej kohësh mijëra vizitorë kuriozë.

Një shekull më pas ky vend është shndërruar në një nga atraksionet kryesore të turizmit vietnamez.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...