×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi: Dizajni i pjatave i bën fëmijët të hanë më shumë perime

Hënë, 20 August 2018 19:35

Sipas studimit, pjatat e dizajnuara me fotografi të ndryshme, i bën fëmijët e vegjël për të ngrënë më shumë perime gjatë vakteve, kjo sipas një letre kërkimore të botuar ditën e hënë në revistën Jama Pediatrics. Këto tabaka të cilat shërbejnë për të ngrënë drekë kanë treguar rezultate të ngjashme tek fëmijët e shkollave fillore, por jo tek fëmijët e vegjël. Studiuesit thonë se kjo mund të jetë vetëm një hap për ti nxitur fëmijët drejt konsumit të vakteve të shëndetshme.

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e fëmijëve për të provuar frutat dhe perimet”, tha autori i raportit Emily Melnick, një kandidat i doktoraturës në shkencat shëndetësore dhe të sjelljes në Universitetin e Kolorados Denver.

Gjatë ditëve kur fëmijët përdorën pjatat me figura të dizajnuara, ata shërbyen mesatarisht rreth 14 gram më shumë perime në ditë dhe konsumuan vaktet rreth 7.5 gram më shumë, sesa kur përdorin pjatat e zakonshme të bardha.

Sidoqoftë, Roseanne Lesack, një psikolog i sjelljes së fëmijëve që mbikëqyr një klinikë të çrregullimeve e të ushqyerit në Universitetin Nova Southeastern në Florida, vuri në dukje se kjo “nuk cilësohet si diçka e jashtëzakonshme, por ky studim duhet të vihet në funksionim”, shpjegoi për CNN Roseanne Lesack. “Kultura e ushqimit në Amerikë nuk është mjaft e zhvilluar për sa i përket integrimit automatik e ushqimeve të shëndetshme”, tha Lesak, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë hulumtim. “Prindërit janë me të vërtetë të stresuar se çfarë duhet të bëjnë në lidhje me këtë”.

Fëmijët e moshave 4 deri në 8 vjeç duhet të hanë afërsisht nga  1 ½ gota perime çdo ditë, ndoshta më shumë në varësi të aktivitetit të tyre fizik, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, MyPlate nga e cila u vendos në një bazë më të qëndrueshme në lidhje me projektin e përdorur në studim.

Lesak, një nënë dhe një vegjetariane, tha se ekspozimi i ushqimeve të shëndetshëm tek fëmijët dhe vendosja se “çfarë lloj kulture ushqimore mund të krijoni në shtëpinë tuaj” mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme që prindërit bëjnë për të arritur një zakon më të shëndetshëm e të ushqyerit tek fëmijët e tyre. Studimi i vogël i Melnick vëzhgoi 235 fëmijë të shkollave parashkollorë në Arvada të Kolorados, me një moshë mesatare prej 3.8 vitesh.

Rritja kryesore e fëmijëve që hanë perime ndodhi gjatë një dite, kur menyja e fëmijëve përmbante tranguj dhe karota, por jo fruta. Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët nuk hanë mjaftueshëm fruta me pjatën e dizajnuar, nga ku raporti shpjegon se kjo mund të ketë një “efekt të lartë”.  Një raport i mëparshëm i CDC tregoi se fëmijët nuk po hanin fruta të mjaftueshme dhe perime në mes të viteve 2003 dhe 2010, duke pasur një rritje të konsumimit të frutave gjatë asaj kohe.

Hulumtimet kanë treguar se nëse përdorni një taktikë më të mirë të marketingut, kjo mund të rrisë gjasat e fëmijëve për të konsumuar mjaft perime gjatë drekës. Një tjetër studim i botuar javën e kaluar sugjeroi që presioni i ngrënëseve mund të mos ketë “asnjë efekt të mirë, në ngrënieje ose në peshë në këtë popullsi”, tha autori i studimit, pediatri Dr. Julie Lumeng, një profesor kërkimor në Qendrën e Universitetit të Miçiganit Rritja dhe Zhvillimi Njerëzor.

Melnick gjithashtu ka punuar në më shumë programe afatgjata të edukimit të ushqimit në shkolla. Megjithatë, këto programe njëvjeçare janë më shumë kohë dhe punë-intensive sesa studimi, vuri në dukje ajo. “Është me të vërtetë interesante të shihet se diçka e thjeshtë siç mund të jetë futja pjatave të dizajnuara mund të ketë ndikim të madh në modelet e konsumit të fëmijëve”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...