Ngjashmëria që dikush mund të ketë me një njeri tjetër është diçka normale dhe nuk na bën shumë përshtypje. Por kur dikush ka ngjashmëri me qenin e tij/saj është diçka jo e zakonshme. Një lojë e re “Do you like your dog?”, e krijuar nga fotografi britanik Gerrard Gethings, po nxit njerëzit që të bëjnë foto, ku ngjasojnë me qentë e tyre. Me siguri asnjëherë nuk keni parë ngjashmëri kaq të madhe mes njerëzve dhe qenëve të tyre.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
						 
						 
																									 
																									





