×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jeta sekrete e bodyguard-es së parë në Britani, aksionet e rrezikshme nëpër botë

E mërkurë, 19 September 2018 18:40

Jacquie Davis ka punuar si bodyguard-e në Britaninë e Madhe. Ajo është gruaja e para që u bë truprojë në këtë shtet dhe që arriti një sukses të madh. 

Gjatë karrierës së saj 30-vjeçare ajo ka mbrojtur familjen mbretërore, të famshëm, ka shpëtuar pengje dhe ka kryer mbikëqyrje të fshehtë. Tani nga jeta e saj janë frymëzuar kompanitë kinematografike për të bërë filma. 

Pasi u bashkua fillimisht me policinë, Jacquie vendosi të lëviste me sigurinë private në vitin 1980. “Doja të bëja një mbrojtje të ngushtë, doja të bëja mbikëqyrje dhe të bëja hetime rreth njerëzve që mbroja dhe atyre që shpëtoja”, thotë ajo.

Në karrierën e saj ajo e udhëtoi botën duke qëndruar në hotele me pesë dhe gjashtë yje, por ajo tregon: “Pas 12 deri në 16 orë  të qëndruarish në këmbët dhe të qënit vigjilent nuk janë edhe aq magjepsëse udhëtimet”. 

Një nga misionet e saj më të vështira ka qenë kur ajo vendosi të bëhej si lypse në rrugët e Irakut, e veshur me burka, si pjesë e një misioni për të shpëtuar punëtorët e naftës.

“Ne ishim duke u ndjekur nga ushtria e Pakistanit dhe shkuam në Kashmir. Rebelët e Kashmirit po gjuanin në ushtrinë e Pakistanit dhe u gjetëm në zjarr. “, tregon ajo. 

AKSIONI I SHPËTIMIT TË GRUAS:

Ajo dhe ekipi i saj ishin fshehur në një mision shpëtimi për të liruar një grua 23-vjeçare britanike, e cila ishte mashtruar për të shkuar në Pakistan me burrin e saj të ri.

Në vend të kësaj, gruaja u morr peng. Ishte e ëma e saj që lajmëroi agjenten se vajza e saj se po mbetej peng dhe kërkoi ndihmë. 

Një natë, Jacquie hyri në vilën ku gruaja po mbahej, me pranga në një shtrat hekuri. “Ajo tha se ajo ishte tre muajshe shtatzënë dhe ishte e përdhunuar, e uritur dhe e rrahur”, tregon Davis. 

I thashë asaj: ‘Ne do të kthehemi dhe do të të dalim jashtë'”. “Benazir Bhutto, për të cilin kisha punuar për [më parë], më kishte njohur dhe mendova se e dinte pse isha atje – për të shpëtuar dikë”, thotë Jacquie. Kjo do të thoshte se ata duhej të rishoheshin planet e tyre dhe të vepronin shpejt.

“Ne kishim për të sulmuar vilën, dhe paguam një shofer taksie për të  hapur brynin e portës,” thotë ajo. Eliruam  gruan dhe u drejtuam për në Indi,  me ushtrinë pakistaneze që na ndiqte nga pas. 

Jacquie thotë se ka pasur dy ndryshime të mëdha gjatë tre dekadave të saj në industri.  “Për shkak të terrorizmit, siguria është në mendjet e njerëzve”, thotë ajo. 

Burimi: BBC

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...