×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

FOTOT/ I gjithë fshati kthehet në hotel

Tuesday, 02 October 2018 20:10

Një fshat i vogël malor, i mbuluar nga gjelbërimi, ka ndërtesa që kanë mbetur të paprekura për shekuj të tërë, por rrezikonte të kthehej në fshat-fantazmë. Fshati i quajtur Corippo, kantonin italian të Zvicrës jugore, duket sikur ka dalë nga ndonjë përrallë. Megjithatë banorët po përballen me një realitet të hidhur.

Dikur një komunitet fermerësh me 300 banorë, sot Corippo ka mbetur me vetëm 12, 11 prej të cilëve janë mbi 65 vjeç. Të vetmet veprimtari ekonomike janë një bujtinë dhe një restorant i vjetruar.

Por ata nuk humbin shpresa. Një fondacion vendas, “Corippo 1975”, ka gjetur një ide për ta shpëtuar fshatin. Ata duan ta bëjnë hotelin e parë në Zvicër me dhoma të shpërndara. Ky model është vërtetuar i suksesshëm në Itali, dhe mund të vërë në punë 30 nga 70 ndërtesat e fshatit.

Shtëpitë janë disa shekuj të vjetra, me çati të pjerrëta e të ndërtuara me gur graniti vendas. Tani mund të kthehen në shtëpiza pushimi, secila si dhomë hoteli.

Fabio Xhakomaci, arkitekt dhe president i fondacionit, tha se kjo do t’i japë vizitorëve një përvojë të vërtetë të fshatit rural, që ka mbetur praktikisht i pandryshuar që nga vitet 1800.

Shtëpia e parë u hap në korrik të vitit 2018, por përurimi i hotel-fshatit është llogaritur për Pashkët e vitit 2020. Për këtë do të vihet në zbatim një plan rindërtimi, që kushton rreth 6.5 milionë dollarë. Projekti ka ngjallur shumë interes ndërkombëtar, duke shtuar numrin e vizitorëve që tani. Në vitin 2017, projekti fitoi çmimin “Gastrosuisse” për Risi në Fushën e Hotelerisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...