Në Kosovë kanë filluar të ndjekin një traditë të norvegjezëve duke varur mollë jashtë avllisë për kalimtarët.
Një profesor nga fshati Shajkovc, ka mbushur qese me mollë dhe i ka lënë të varura në avlli në mënyrë që kalimtarët ti marrin.
Kjo është një formë sensibilizmi për njerëzit e pasur që të ndihmojnë të varfrit.
Fillimisht ideja është vënë në zbatim në Norvegji dhe po bëhet praktikë edhe në Kosovë.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





