×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja sa kohë duhet për t’u bërë i pasur, studimi thotë...

Diel, 15 Prill 2018 18:54

Të bëhesh i pasur nuk ndodh në një moment të papritur.  Thomas Corley, autori i “Zakoneve të pasura: zakonet e suksesshme të përditshme të individëve të pasur” tregon se të arrish finalen, në të qenurit i pasur, duhet vite dhe përpjekje. Për pesë vjet Corley studioi dhe intervistoi mbi 233 individë të pasur, nga të cilët 177 prej tyre ishin milionerë të vetë-bërë (pra që e kanë nisur vetë gjithçka nga zero), me së paku 160,000 dollarë të ardhura vjetore bruto dhe 3.2 milion dollarë neto.

“Sipas hulumtimit tim, disa zakone të pasura fillojnë të japin rezultate menjëherë dhe të tjerat marrin shumë vite”. Corley duke u bazuar të hulumtimi i tij, del në konkluzionin që milionerët e vetë-bërë iu duhen tre korniza kohore për të ndërtuar pasurinë e tyre, gjithmonë duke përdorur disa nga zakonet më të rëndësishme.

Vendosja e ëndrrave: rreth 12 vjet.

Vendosja e ëndrrave është përcaktimi i ëndrrave tuaja dhe pastaj ndërtimi i qëllimeve rreth atyre ëndrrave.

Jetesa nën mjetet tuaja: rreth 32 vjet.

Në këtë rast, jetesa nën mjetet tuaja do të përfshinte ruajtjen e të paktën 10% të të ardhurave tuaja dhe pastaj investimin e kujdesshëm të këtyre kursimeve.

Rritja ditore: rreth shtatë vjet.

Milionerëve të vetë-bërë në këtë studim iu deshën rreth shtatë vite për t’u bërë ekspertë brenda industrisë së tyre. Ata e bënë këtë kryesisht nëpërmjet leximit ose praktikës së pamëshirshme.

“Rregullat e mira apo zakonet e pasura që synojnë t’ju bëjnë të pasur, ose t’ju transformojnë në një ekspert në industrinë tuaj, duan një kohë të gjatë. Përqendroni forcat dhe kini durim”, përfundon studimi.

E.Z/SCAN

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...