Qyteti ku nuk ka dallim midis ditës dhe natës për rreth 6 muaj është qyteti norvegjez Rjukan.
Qyteti është i vendosur në fund të një lugine dhe është i rrethuar nga male të larta. Gjatë dimrit, dielli nuk ngrihet lart mbi male. Rrjedhimisht, banorët kanë jetuar në errësirë deri në vitin 2013, kur u instalua “Solspeil” (pasqyrë dielli).
Martin Andersen, artist dhe rezident në qytet instaloi pasqyrat në mal që reflektojnë dritën e diellit në qytet.
“Secila prej tre pasqyrave prej 182 metra katrore kontrollohet nga heliostatet, motorët e kompjuterizuar. Ata ndjekin lëvizjen e diellit përgjatë horizontit dhe vazhdimisht ripozicionojnë pasqyrat për të mbajtur dritën e reflektuar në mënyrë konsistente sa të jetë e mundur“, thotë ai.
Kostoja e këtij projekti vlerësohet të jetë 750,000$.