Gjashtë llojet e burrave që duhet t’u qëndroni larg

Tuesday, 09 July 2019 22:27

Nga narcisti tek i dhunshmi, larmia e kategorisë së meshkujve është kaq e gjerë dhe e ndryshme. Por, përgjithësisht, të gjithë ne, e sidomos vajzat jemi të prirur për të jetuar një histori të qetë e të lumtur dashurie

Ndodh ndonjëherë pa dëshirë, që të përfshihemi në raporte konfliktuale dhe të vështira, ndaj që të mos përfundojmë në ndarje apo në situata më të ndërlikuara ne po jua lehtësojmë jetën…

Po ju tregojmë gjashtë llojet e burrave që duhet të shmangni për të jetuar një histori pasionante e të qetë dashurie…

1. Narcizisti
Njerëzit narcizistë përgjithësisht merren me veten dhe ata nuk mund të duan dikë tjetër. Ju i njihni ata sepse janë të bukur, janë diskret dhe aspak modest. Ata kalojnë shumicën e kohës duke parë veten në pasqyrë sesa duke të parë ty.

2. Njeriu i zënë gjithë kohës
Ju mund të bini në dashuri me një njeri të angazhuar me biznes apo punë të ndryshme, por jini të vetëdijshëm se në 99% të kohës të gjitha premtimet që do të bëni për të ardhmen tuaj së bashku nuk do të mbahen. Për më tepër, edhe nëse ai e la gruan për ty, asgjë nuk të siguron që ai nuk do të të lërë për një tjetër. Pra, mendoni me kujdes para se të vendosni veten në një situatë nga e cila do të jetë shumë e vështirë të dalësh.

3. I pambrojturi
Djemtë që jetojnë ende me mamatë e tyre edhe pas të 30-tave, duhen të shmangen në mënyrë të menjëhershme. Plotësisht të paaftë për të marrë përgjegjësitë mbi vete, ata gjithmonë tentojnë të krijojnë një lidhje të fortë me varësi emocionale, qoftë me mamanë apo me partneren e tyre.

4. Djaloshi i përjetshëm
Kjo është një kategori jashtëzakonisht e bezdisshme. Ata gjithmonë sillen si fëmijë të lumtur dhe të gjallë. Mund të duken të papërmbajtshëm e zbavitës, por në një afat të gjatë, një marrëdhënie me ta bëhet e lodhshme. Lërini vetëm më mirë.

5. Don Zhuani
A ju intereson një njeri i rrethuar nga gratë? E pra, e dini se ato gra do të vazhdojnë ta rrethojnë atë edhe kur të jeni së bashku. Është kjo ajo që dëshironi?

6. Njeriu i dhunshëm
Nuk ka dyshim këtu! Një njeri i dhunshëm duhet të shmanget gjithmonë! Nëse filloni të vëreni një qëndrim agresiv, edhe me gojë, largoheni sa më shpejt që të jetë e mundur, mos lejoni veten të bindeni nga mijëra justifikime. Dhe nëse nuk mund ta heqësh atë, kërkoni menjëherë ndihmë nga një qendër kundër dhunës ose nga të njohurit tuaj. Një mashkull i dhunshëm nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje e mirë./tg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...