‘Koronavirusi do zhduket në fund të muajit mars’, specialisti kinez bën parashikimin që të gjithë do të donim të lexonim

Saturday, 07 Mars 2020 15:08

Zyrtarët e shëndetit në Kinë po bëjnë parashikime shumë të mira në lidhje me atë se kur do të marrë fund koronavirusi në vendin e origjinës. “Në fund të muajit, nuk do të ketë më Covid-19 në Wuhan, epiqendrën e virusit e cila ka shkaktuar kaos në të gjithë botën

Deklarata bëhet nga Zhang Boli, pjesë e grupit të 14 kërkuesve të dërguar nga Pekini në provincën Hubei për të drejtuar punën ndaj epidemisë. Sipas Zhang, i cili është drejtori i Universitetit Tradicional për mjekësinë kineze në Tianjin, “pritet që të ketë 0 raste në fund të muajit. Në fund të prillit, jeta do të rikthehet në normalitet në Kinë dhe jashtë provincës Hubei. Për këtë të fundit do të duhet edhe një muaj më tepër para se të kthehet gjithçka në normalitet”.

Megjithatë, shumë prej inspektorëve e shohin këtë parashikim me dyshim, duke menduar se një ulje kaq e madhe mund të jetë e pamundur për të qenë e vërtetë për një virus i cili tregoi se ka arritur të përhapet në gati 100 mijë të infektuar nëpër botë. Kina ka marrë masa drastike për të ardhur deri në zhdukjen e virusit, duke mbyllur dhe futur në karantinë qytete me miliona banorë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...