Pamje të frikshme nga Nju Jorku, akulli mbulon zonën e liqenit Erie

Tuesday, 03 Mars 2020 12:19

Personat që jetojnë përgjatë bregut të Liqenit Erie në New York u zgjuan këtë fundjavë nën një makth dimri, pasi shtëpitë e tyre ishin plotësisht në akull.

Sipas CNN, Ed Mis ka jetuar në shtëpinë e tij në Hamburg, për tetë vitet e fundit dhe është shprehur se vendi mbulohet nga dëbora, por nuk kishte ndodhur si kësaj rradhe.

"Duket false, duket joreale, është errët në brendësi të shtëpisë sime. Mund të jetë pak e egër dhe pak e frikshme", u shpreh Mis për CNN.

Shtëpia e tij rreth 9 milje në jug të Buffalos është e mbuluar me disa metra akull dhe oborri i tij i shtëpisë ka rreth 4 metër trashësi akulli.

 

Ai shtoi se të enjten nuk kishte akull në oborrin apo shtëpinë e tij,  por deri të premten në mëngjes shtëpia e tij dhe të tjerat ishin mbuluar plotësisht.

Akulli i bën shtëpitë të duken sikur janë skulptura si në filmin "Frozen".

Ndërsa pamja është padyshim surreale dhe e jashtëzakonshme, banorët janë të shqetësuar se mund të shkaktojë dëme strukturore në shtëpitë e tyre.

"Ne jemi të shqetësuar për integritetin, për dështimin e strukturës kur ajo fillon të shkrihet, për shkak të peshës në çati", tha Mis.

Erërat krijuan valë të mëdha, duke çuar ujin e liqenit lart në breg, sipas "Weather Channel".

Akulli ka filluar të shkrihet pak që nga e Premtja, por ai shpreson që guvernatori do të aprovojë një deklaratë emergjente për të ndihmuar lagjen të rikuperohet.

"Është një pamje e bukur, por nuk dua të jetoj përsëri përmes tij", u shpreh Mis.

1 / 17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...