×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këto fakte nuk i keni ditur për Kubën

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:48

Popullsia: Kuba është ishulli më i madh në Karaibe si për nga madhësia edhe nga popullësia, afërsisht ka 11.5 milionë njerëz. Kryeqyteti ëshët Havana.

Paratë: Ka një sistem të dyfishtë të monedhës një që paraqet pëson me vlerë 4 cent dhe një tjetër që është afërsisht një dollar. Sistemi u krijua për të përdorur ‘’ paratë kombëtare” më pak të vlefshme” për të izoluar tregun e brendshëm egalitar dhe shtetëror, ndërsa tregtia me jashtë bëhet me “ pesos të konvertueshme”. Presidenti Raul Castro bëri thirrje për eleminimin e monedhave të dyfishta që nga fillimi i presidencës së tij, por nuk u realizua.

Qeveria: Dega ekzekutive është në duart e një kryetari të Këshillit të Shtetit i cili zgjidhet nga Asambleja Kombëtare e Pushtetit Popullor, Parlamenti. Këtë javë, legjislatura do të zgjedhë një pasardhës të Kastros, i cili e mori pushtetin në dorëzim nga vëllai i tij Fidel në vitin 2006 në mënyrë të përkohshme dhe zyrtarisht u bë president në 2008. Partia Komuniste e Kubës është e vetmja parti politike ligjore dhe mbikëqyr shtetin socialist sipas Kushtetutës. Raul Castro do të mbetet kreu i partisë edhe pas largimit nga presidenca.

HISTORIKU: Ishulli fitoi pavarësinë e tij nga Spanja në 1899 me ndërhyrjen ushtarake amerikane, por mbeti nën pushtimin amerikan derisa u bë një republikë më 1902. Fidel dhe Raul Castro ndërmorën një revolucion të suksesshëm që rrëzoi diktatorin Fulgencio Batista në vitin 1959. SHBA dhe Kuba rikthyen marrëdhëniet diplomatike në 2014 pas dekadave të armiqësisë dhe filloi një proces të marrëdhënieve më të mira por që ka ngecur nga qeverisja e Presidentit Donald Trump.

Ekonomia: Kuba ka një sistem të gjerë të sigurimeve shoqërore që siguron kujdes shëndetësor falas si dhe arsimim, por ekonomia e saj është akoma duke luftuar për t’u zhvilluar. Ajo është kryesisht e varur nga 5 milionë turistë në vit, nga pagat e mjekëve kubanez dhe specialistëve që punojnë në vendet e tjera. Vendi ka marrë subvencione nga Venezuela që arrijnë deri në 6 miliardë dollarë në vit, por ai vend po pëson një kolaps ekonomik.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...