×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkenca pohon: “Njerëzit që nuk i durojnë dot zhurmat, janë gjeni.”

Premte, 11 May 2018 15:30

Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë?

Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti ke një ndjeshmëri të lartë ndaj disa zhurmave, gjë që njihet me emrin misofonia. Ka mjaft persona, të cilët kanë po të njëjtën ndjeshmëri si ty. Disa shkencëtarë të Northëestern University kanë zbuluar se njerëzit e tillë, janë ë kreativ krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Po, e ke lexuar mirë. Nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.

Në studim janë përfshirë rreth 100 persona, tek të cilët është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave të tilla, si dhe njohurive apo aftësive që kishin në fusha të ndryshme të artit. Organizuesit e studimit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse.

Studiuesit kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darwin, Anton Chechov dhe Marcel Proust. Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe, apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ndaj, herën e ardhshme që do të bezdisin zhurmat e përtypjes së personave përreth, merr frymë thellë dhe kujto se je person kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më tepër inteligjent se të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...