×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

10 Fakte që nuk i dinit për Pablo Escobar-in

Tuesday, 15 May 2018 18:58

Që nga hipopotamët e tij të përkëdhelur dhe deri te detajet  e errëta të vdekjes së tij, zbulohen fakte magjepsëse rreth Pablo Escobarit, zotërisë së drogës më të frikshëm të historisë.

1.Në pronat e tij ekstravagante në Puerto Triunfo, Escobar ndërtoi gjithashtu një kopsht zoologjik privat, të mbushur me hipopotamë, gjirafa, elefantë dhe kafshë të tjera. Hipopotamët jetojnë atje edhe  sot e kësaj ditë.

 

2.Escobar është përgjegjës për vrasjen e rreth 4,000 personave, duke përfshirë rreth 200 gjyqtarë dhe 1,000 policë, gazetarë dhe zyrtarë qeveritarë.

 

3.Në vitet 1980, aleanca e Medellinit me Escobarin, ishte përgjegjës për 80 për qind të kokainës që u dërgua në Shtetet e Bashkuara.

 

4.Para se të hynte në tregun e drogës, Escobar shiste gurë varresh të vjedhur për kontrabandistët dhe ishte gjithashtu në biznesin e vjedhjes së makinave.

 

5.Në vitin 1976,  27-vjeçari Pablo Escobar u martua me Maria Victoria Henao Vellejo, e cila atëherë ishte vetëm 15 vjeç.

 

6.Ndërsa familja Escobar ishte duke e mbajtur të fshehur, vajza e Pablo, Manuela, u sëmur. Për ta mbajtur atë të ngrohtë, Escobari dogji rreth dy milionë dollarë.

 

7.Në një përpjekje për të ndryshuar ligjet e ekstradimit, Escobar ofroi të  paguante  borxhin e Kolumbisë – rreth 10 miliardë dollarë.

 

8.Në fund të viteve 1980, autoritetet kolumbiane sekuestruan disa pjesë të flotës së madhe të Escobarit, ku përfshiheshin 142 aeroplanë, 20 helikopterë, 32 jahte dhe 141 shtëpi dhe zyra.

  

9.Ndër pasuritë që autoritetet gjetën në shtëpinë e Escobarit, ishte një përkthim spanjoll i librit “Fuqia e të menduarit pozitivisht”.

 

10.Pavarësisht  marrëdhënieve të tij të tmerrshme me qeverinë, Escobar financoi një numër të madh programesh për të ndihmuar banorët e varfër të Kolumbisë. Ai i dha para kishave dhe spitaleve, ndërtoi parqe dhe stadiume futbolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...