×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ka lindur me një shenjë në fytyrë, për vëllezërit e saj është superheroinë

Tuesday, 15 May 2018 20:14

Çdo fëmijë i lindur vjen në botë me vetëdijen që jeta e tij do të jetë një histori unike për t’u treguar. Edhe tiparet e tij somatike nuk do të jenë të njëjta me të tjerët, e do ta bëjnë atë të veçantë në mesin e shumë të tjerëve. Në rastin e Natalie-s, megjithatë, veçoria ka arritur nivele që do të kishin qenë të vështira për t’u imagjinuar.

Ajo ka lindur me një shenjë që i mbulon një të tretën e fytyrës së saj. Një nishan i zi që fillimisht i frikësoi prindërit e saj: Andrew, 34 vjeç dhe Lacey, 35 vjeçe.

Shenja prek dukshëm ballin, hundën dhe kap edhe veshin. Dikush e krahasoi atë me një maskë, por fillimisht ishin në panik.

Nëna Lacey e lindi Natali-ne me një seksion cezarian.

Ama mjekët thonë se shenja mund të rritet me kalimin e kohës.

“Ajo kur lindi ishte kaq e bukur. Shenja ishte shumë e veçantë. Isha shumë e shqetësuar se mos shenja në fytyrën e saj ishte një plagë e gjeneruar nga diçka që ndodhi gjatë shtatzënisë”, thotë nëna.

Pasi ajo u bë e vetëdijshme për të vërtetën, nëna e re menjëherë shprehu shqetësimet e saj: “Kam frikë se njerëzit mund ta gjykojnë atë vetëm për atë shenjë të dukshme në fytyrën e saj dhe jo për personin e bukur që ajo do të bëhet”.

Një shenjë kjo që veçanërisht gjallëron dy djemtë më të mëdhenj të çiftit: Elliot, 7 vjeç dhe Devin, 7 vjeç.

Për ta motra e tyre e vogël ka në fytyrë një shenjë si maska e Batmanit.

Shenja ka ngjallur habinë e dhjetëra njerëzve. Por prindërit nuk duan që mbi vajzën të ndërhyhet menjëherë.

Prindërit e vajzës kujdesen me ndihmën e një dermatologu të specializuar që shenja të mos shkaktojë ndonjë dëmtim në sytë apo organe të tjera vitale.

Rreziqet janë të kufizuara, por jo zero.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...